Gjithnjë e më tepër shqiptarët ngrenë pyetjen se “Çfarë po hamë?!”
Kjo shtohet edhe pas raportimeve mbi situatën e sigurisë ushqimore në terren.
Së fundmi, në Berat AKU ka bllokuar 22.3 kilogram mish keci i cili ruahej në banjo.
Institucioni gjobiti dhe tre subjekte për standatet.
Ndër të tjera AKU njofton:
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik ka konstatuar tre subjekte në qarkun e Beratit që tregtonin mish në mungesë të dokumentacionit shoqërues veterinar. Gjatë kontrollit të kryer AKU, zbuloi se ambienti ku tregtohej mishi, ishte në kushte jashtë standardeve higjieniko-sanitare.
Fotot e realizuara në ambientet e subjekteve tregojnë fare qartë kushtet e rënda higjieno-sanitare ku ata tregtonin produktin e mishit të kecit. Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU, Berat në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme gjatë inspektimit konstatuan kushtet e rënda higjieno-sanitare në të cilën ushtrohej aktiviteti nga këto subjekte si dhe në mungesë të dokumentacionit përkatës, vula dhe certifikata veterinare e produktit.
Konkretisht, një subjekt në Kuçovë të shtetasit Eduart Goga dhe dy subjekte në Berat, të shtetasve Donik Pirja dhe Marjus Tabaku me veprimtari tregtim mishi të cilët tregtonin mish keci në mungesë të vulës dhe certifikatës veterinare. Për shkeljet e mësipërme u morën masat administrative bllokim të produktit 22.3 mish keci si dhe masa administrative me gjobë në vlerën 100.000 lekë për secilin nga subjektet”, thuhet në njoftimin e AKU. (TemA)
Diskutime rreth kësaj post