Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Brukselit për liberalizimin e vizave me Kosovën.
Ai e ka konsideruar këtë vendim të stërvonuar dhe se uron që edhe Këshilli dhe Parlamenti Europian të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovë, siç e quan ai.
“Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën”, shkruan Rama. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post