• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Po pastrohen para’: PD kërkon raportin e BSH, pse po dyfishohen institucionet jobankare dhe ‘Exchange’-at

17 July, 2018
në Aktualitet, Ekonomi
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Raporti që ka bërë departamenti i mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë provon katërcipërisht atë që opozita ka theksuar gjatë një viti, pastrimin e parave”- u shpreh Jorida Tabaku sot në Komisionin e Ekonomisë, duke vënë në dukje se afera korruptive e Teatrit është shembulli konkret i pastrimit të parave.

“Fakti që asnjë zyrtar nuk është në gjendje të përgjigjet, na bën të dyshojmë se kjo kontratë nuk është prodhuar në zyrat e shtetit. Afera e teatrit është shembulli më i fortë, dëshmon se paratë e krimit dhe të drogës janë duke depërtuar në ekonomi.”- tha Tabaku.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë theksoi se është sektori i ndërtimit fusha ku po pastrohen paratë. Tabaku citoi raportin akoma konfidencial të Bankës së Shqipërisë që thoshte “Në disa raste nuk disponohen dokumente që provojnë burimin e fondeve, të cilat kryesisht mbeten në nivel deklaratash për transaksione të kryera nga klientët me para fizike cash, në llogari individuale tregtare”.

Tabaku citoi edhe një pjesë tjetër të publikuar në media, ku thuhet se “Banka e Shqipërisë me inspektimet e saj me fokus rastet e pastrimit të parave ka gjetur transaksione të pajustifikuara të kryera në këto banka. Janë gjetur mangësi në plotësimin e të dhënave të klientëve në biznes në sistem si edhe klasifikimin e klientëve sipas rrezikut ku konstatohen mangësi në kundërshtim me ligjin e parandalimit të pastrimit të parave“.

Sipas Raportit numri i institucioneve financiare jobankare është dyfishuar. “Janë institucione të cilat janë jashtë sistemit bankar dhe janë duke u përdorur për pastrim parash. Kërkoj informacion për pikat e këmbimit të parave. Sipas të dhënave tona, pikat e këmbimit të parave janë duke u rritur në mënyrë eksponenciale, Exchange të cilat po përdoren njëkohësisht për pastrim parash. Kërkojmë informacion edhe nga Ministria e Drejtësisë për kontratat që janë duke u bërë tek noterët, informacion që ky Raport i Bankës së Shqipërisë, i departamentit të mbikëqyrjes e përmend. Kontratat e dorëzanisë tek noterët janë duke angazhuar shurma fondesh të jashtëzakonshme duke i përdorur këto si burim i pastrimit të parave.”- u shpreh Jorida Tabaku.

Paraardhëse

‘Arratiset’ një i burgosur, dënim kolektiv për të dënuarit e tjerë në burgun e Drenovës

Pasardhëse

Pamjet e vendit ku rrufeja i mori jetën një gruaje në Shkodër (VIDEO)

Pasardhëse

Pamjet e vendit ku rrufeja i mori jetën një gruaje në Shkodër (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.