• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shkarkohet gjyqtari i njohur i Gjykatës së Lartë, i zbulohen krimet dhe pasuritë e fshehura

17 July, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të martën nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Tom Ndreca, pasi hemtimi administrativ nxorri në dritë pasuri të fshehura dhe problemet e kunatit me ligjin.
Trupa gjykuese drejtohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe anëtar Roland Ilia vendosi largimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Tom Ndreca, pasi konstatoi probleme me pasurinë dhe “kontakte të papërshtatshme” për anëtarin e Gjykatës së Lartë.

Ndreca, i cili ka punuar për dy dekada në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe prej vitit 2013 ushtron detyrën në Gjykatën e Lartë, është anëtari i parë i kësaj gjykatë që dështon testin e vetingut.

Hetimi administrativ për gjyqtarin Ndreca u bazua në dy kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë dhe të pastërtisë së figurës.

Hetimi administrativ për kriterin e pasurisë përfshiu një apartament 120 metra katrorë me vlerë 2.4 milionë lekë dhe një garazh 18 metra katrorë me vlerë 468 mijë lekë dhe me burim shitjen e një apartamenti në Rrëshen, kursimet nga paga dhe hua nga të afërmit. Gjithashtu, hetimi përfshiu një apartament 74 metra katrorë në Golem, i blerë për 31 mijë euro në vitin 2009, një apartament 92 metra katrorë, i blerë për 6 milionë lekë, një automjet Golf me vlerë 200 mijë lekë, kursimet në cash në vlerën e 1.5 milionë lekëve si dhe llogaritë bankare në emër të Ndrecës, bashkëshortes dhe djalit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar deklarata kontradiktore për vlerën e apartamentit 120 metra katrorë, mosdeklarimin e një garazhi dhe të një automjeti të blerë nga i biri në vitin 2005 si dhe mosjustifikimin e kursimeve në cash në vlerën e 1.3 milionë lekëve. Sipas relatores së çështjes, subjekti ka mospërputhje, mosdeklarim dhe mungesë burimesh të ligjshme për 1.3 milionë euro.

Sa i përket kriterit të pastërtisë së figurës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka verifikuar përtej raportit të bardhë të dorëzuar nga DSIK dhe ka zbuluar se gjyqtari Ndreca nuk ka deklaruar në formularin përkatës precedentin penal të kunatit të tij-i cili merr cilësinë e personit të lidhur për shkak të një kontrate për blerjen e një makine.

Sipas relatores së çështjes, kunati me inicialet N.GJ ishte proceduar në vitin 2011 pasi ishte kapur me një sasi të vogël kanabisi. Më pas, gjatë një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e tij policia kishte sekuestruar 6 kilogramë kanabis, por nuk ishte çuar për ndjekje penale pasi Prokuroria e Shkodrës nuk ka arritur të provojë se kush e kishte futur drogën në shtëpi.

I pyetur nëse kishte qenë në dijeni të nisjes së procedimit për kunatin, gjyqtari Ndreca e pohoi, por shtoi se nuk e dinte si kishte përfunduar çështja në Prokurori. Ndërsa avokatja e tij Mine Progonati argumentoi se KPK po bënte interpretim të gabuar të ligjit, pasi mbajtja e lëndëve narkotike për posedim vetjak nuk hyn te veprat e krimit të organizuar.

Ndreca është një emër i njohur i drejtësisë për opinionin publik dhe mediat. Ai ka qenë relator i çështjes “Tahiri” për bllokimin e pasaportës.

Po ashtu, ka qenë edhe gjykatësi që kryesoi në Kolegjin Zgjedhor çështjen e numërimit të votave në Tiranë, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së për numërimin e votave hedhur në kutitë e gabuara. Një vendim që shpalli fitues në garën për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Bashën.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/gjyqtari-i-21-janarit-nuk-e-kal-559074/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Paraardhëse

Çmendet doganieri gjerman i hap çantën shqiptarit, tronditet nga ajo që i gjen brenda (VIDEO)

Pasardhëse

Mustafa Nano bën bujën me deklaratën e tij: Kosovarët kanë gjak serbi

Pasardhëse

Mustafa Nano bën bujën me deklaratën e tij: Kosovarët kanë gjak serbi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.