• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministrat arrogantë dhe të pa aftë, kryeministri Rama akuza të forta ndaj vartësve të vet

17 July, 2018
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rritet pakënaqësia e kryeministrit Edi Rama ndaj ministrave. Ditën e djeshme shefi i qeverisë ka mbledhur grupin e Partisë Socialiste, mbledhje e cila ka qenë mjaft e tensionuar. Burime të gazetës në PS, u shprehën se i pari i ekzekutivit ka qenë mjaft i irrituar me punën e ministrave të qeverisë, ndërsa ka dhënë edhe një sërë porosish për vartësit e tij.

Fillimisht, mësohet se Rama ka kërkuar nga ministrat që të jenë më të përgjegjshëm, pasi sipas tij, janë kthyer arrogantë dhe s’pyesin as për njeri. Arrogancë kjo që është vënë në dukje edhe në raportet brenda partisë, ku në disa raste edhe pse ka një marrëveshje parti-grup parlamentar-qeveri, anëtarë të kabinetit hezitojnë t’ju hapin telefonat kolegëve të tyre deputet.

Për këtë arsye, i pari i qeverisë iu ka bërë thirrje ministrave që të reflektojnë dhe të mos tregohen arrogantë, ndërsa i ka urdhëruar që të shtojnë kontaktet jovetëm me deputetët por edhe me bazën e elektoratin socialist. Madje, mësohet se të njëjtën porosi Rama ka dhënë edhe për ligjvënësit socialistë, duke iu ritheksuar kërkesën për kontakte më të shpeshta të deputetëve me elektoratin. Mirëpo, këto nuk janë të vetmet porosi që kryeministrit Edi Rama ka adresuar në adresë të ministrave dhe deputetëve. Po ashtu, mësohet se Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë të gjithë të pranishëm në seancat e fundit plenare të këtij sesioni, me qëllim që çdo ligji dhe nismë e qeverisë të marrë votat e nevojshme në Kuvend. Dhe duke u ndalur pikërisht tek votimi i disa ligjeve të rëndësishme siç është ai “Për magjistratët”, gazeta mësoi se kreu i ekzekutivit ka qenë i prerë, duke iu thënë deputetëve se qeveria dhe mazhoranca që ai drejton, është e vendosur për t’i shkuar deri në fund reformës në drejtësi.

Rama ka garantuar ligjvënësit socialistë, se opozita do të japë dakordësinë e saj për ligjin për magjistratët apo disa prej ligjeve të tjerë të paketës që pritet të votohen, pavarësisht se deri më tani ka hezituar të japë votën.

Në shtator ndryshimet në qeveri

Një tjetër çështje tek e cila e ka ndalur theksin kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka të bëjë me mbledhjen e paralajmëruar të Asamblesë socialiste. Gazeta por edhe vetë eksponentët të PS e kishin paralajmëruar se në muajin korrik do të mblidhej Asambleja, ku do të diskutohej rreth turit të llogaridhënies, ndërsa do të analizoheshin edhe 3 raportet e përgatitur nga baza, deputetët dhe qeveria, me qëllim pasqyrimi i punës së çdo ministrie.

Por kryeministri ka ndryshuar qëndrim, duke shtyrë mbledhjen e Asamblesë për në shtator. Shkak për këtë, është vendim i marrë për të shtyrë edhe për pak javë turin e llogaridhënies me qytetarët. Edhe pse zyrtarisht ky tur e kishte mbyllur misionin e tij në fund të qershorit, mësohet se ishin rreth 40 zona në të cilat llogaridhënia nuk kishte zbritur. Kështu që u vendos që edhe në këto zona të zhvillohej turi.

Mirëpo, shtyrja e Asamblesë për në shtator, duket se ka zgjatur edhe për një muaj vendimin e kryeministrit për rifreskimin e kabinetit qeveritar. Ç’ka do të thotë se në shtator pritet që të shohim edhe ndryshimet në qeveri. Megjithatë, na duhet të presim shatorin për të parë se çfarë do të ndodhë më konkretisht./ Kliti TOPALLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Paraardhëse

Zbardhet mesazhi i Trump për Edi Ramën: Ja çfarë tha presidenti i SHBA-ve për kryeministrin shqiptar

Pasardhëse

Deshifrohet papirusi mjeksor më misterioz në historinë e antikitetit

Pasardhëse

Deshifrohet papirusi mjeksor më misterioz në historinë e antikitetit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.