• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Në Durrës, gratë rrahin burrat e vajzat, nënat

16 July, 2018
në Aktualitet
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Plot 4 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes janë plotësuar nga efektivët e policisë në Durrës, pas denoncimit të 4 rasteve të dhunës në familje gjatë ditës së diel.

Dinamika e dhunës në familje është e ndryshme, pasi rastet flasin për dhunë të ushtruar nga bashkëshortët ndaj grave të tyre më të mëdha në moshë, dhunë e ushtruar ndaj një bashkëshorti nga gruaja e tij, por edhe dhunë e një bije kundrejt nënës së saj.

Do të jetë Gjykata e Durrësit tashmë që do të marrë vendimin për lëshimin ose jo të 4 urdhrave të mbrojtjes të kërkuar nga pala e dhunuar.

4 raste dhune në familje brenda dite janë tregues i marrëdhënieve të trazuara dhe të dhunshme që konsumohen brenda 4 mureve të shtëpisë, por njëkohësisht edhe dëshmi e ndërgjegjësimit të viktimave për të mos duruar më dajakun e ushtruar ndaj tyre nga njerëzit më të afërt.

Rastet e dhunës të denoncuara gjatë ditës së diel:

Më datë 15.07.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.H., vjeçe 28, banues në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti K.H., vjeç 26, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.07.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.L., vjeçe 44, banuese në Durrës, pasi dyshohet se vajza E.J., vjeçe 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.07.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A.Q., vjeç 31, banues në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshortja, shtetësia S.Q., vjeçe 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.07.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.B., vjeçe 37, banuese në fshatin Fushë Bizë, Ishëm, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi I.B., vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Paraardhëse

E papritur! Fejohet Flori Mumajesi, ‘ndizet’ Instagrami nga urimet pas fotos me të dashurën dhe unazën e fejesës (FOTO)

Pasardhëse

Donald Trump trondit me deklaratën: I vetmi kryeministër që kupton Amerikën, është Edi Rama

Pasardhëse

Donald Trump trondit me deklaratën: I vetmi kryeministër që kupton Amerikën, është Edi Rama

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.