• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Varfëri ekstreme, 1 në 3 familje shqiptare s’ka para për të paguar energjinë elektrike dhe ujin (VIDEO)

9 July, 2018
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Faturat e shërbimeve publike janë një barrë e rëndë për shumë familje shqiptare, duke vënë në vështirësi financiare mbi një të tretën e popullsisë.

“Pagova dritat, uji s’ka ardhur, vjen më vonë. Ekonomia shtëpiake është e shtrënguar. Ne jemi në pension edhe del edhe s’del, por ja me nikoqirllëk”, thotë një qytetar.

Sipas një vrojtimi të financuar nga Komisioni Europian, 34 për qind e familjeve shqiptare kanë vështirësi për të paguar faturat e dritave dhe të ujit.

Kjo është shifra më e lartë në rajon, me diferencë të ndjeshme nga vendet e tjera. Në Serbi, pjesa e familjeve që kanë vështirësi për të paguar faturën e ujit dhe energjisë është 21 për qind, në Kosovë 20 për qind, ndërsa në Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi, shifra luhatet nga 14 deri në 16 për qind.

Katër vjet më parë, qeveria rriti me mbi 20 për qind tarifat e energjisë për shumicën e konsumatorëve familjarë, ndërkohë që nga 1 janari I këtij viti enti rregullator shtrenjtoi me mbi 40 për qind përnjëherë çmimin e ujit.

Por përveç rritjes së çmimit, faturat e shërbimeve publike rëndohen edhe nga taksat e shumta që qeveria ka ngarkuar mbi to si tarifa e pastrimit, taksa e shkollave apo ajo e pronës. Të gjitha këto bëjnë që mbi 250 mijë familje shqiptare të vihen në vështirësi serioze për të shlyer faturën e dritave dhe ujit. /tch/

Video:

Paraardhëse

Nikoll Lesi: Kaq e kishte Majko, ndezi flakën dhe i bëri shurrën po vetë

Pasardhëse

Tension në Mal të Zi, shqiptarët përzënë nga Ulqini mitropolitin serb, Sputnik urdhëron: Të nisë përleshja etnike e fetare

Pasardhëse

Tension në Mal të Zi, shqiptarët përzënë nga Ulqini mitropolitin serb, Sputnik urdhëron: Të nisë përleshja etnike e fetare

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.