• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

EMRAT e deputetëve që futën pa doganë makina 100 mijë euroshe

16 June, 2018
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbi 100 deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Shqiptar kanë shfrytëzuar maksimalisht një privilegj që ua jap ligji, duke futur mjete ‘pune’ në pikat kufitare, pa paguar detyrimet doganore, siç paguajnë të gjithë qytetarët shqiptarë.

Pas publikimit të listës së deputetëve dhe ish-deputetëve në tetor të vitit 2017, Shqiptarja.com ka arritur të zbulojë ekskluzivisht mjetet dhe mallrat që ligjvënësish shqiptarë kanë futur nëpër pikat doganore, pa paguar taksa.

Baza ligjore 
Neni 17 i ligjit Nr. 8550, datë 18.11.1999 për statusin, i ndryshuar në vitin 2013, parashikon që deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet. Ligji e specifikon vetëm në një rast dhe vetëm për mjetet e punës që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet. Siç duket, mjetet e vetme të punës për deputetët e Parlamentit Shqiptarja qenkërkan vetëm makinat luksoze, disa prej të cilave me vlerë mbi 100 mijë euro.

Privilegjet e tjera 
Ky është vetëm një nga privilegjet që deputetët kanë për shkak të statusit të tyre. Deputetit dhe bashkëshortes të tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij. Ligji për statusin parashikon gjithashtu se Kuvendi, në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor, hap në çdo rreth zyra të veçanta për deputetët e maxhorancës dhe opozitës, për çdo rast që ato kanë përfaqësim.

Deputeti përfiton falas kopje të Fletoreve Zyrtare, buletine të Kuvendit ose të institucioneve të tjera qendrore, urdhra dhe vendime të Këshillit të Ministrave, si dhe urdhëresa, vendime dhe urdhra të organeve të njësive vendore të zonës, ku është zgjedhur. Gjithashtu, institucionet e administratës publike, në të cilat deputetët kanë qenë të punësuar, pas mbarimit të mandatit të deputetit dhe nëse nuk kanë arritur moshën e pensionit, janë të detyruar ta rikthejnë atë në vendin e mëparshëm të punës ose t’i ofrojnë, brenda një viti nga koha e mbarimit të mandatit, një vend tjetër pune të ngjashëm ose të përafërt me atë të mëparshmin.

Lista e parë, deputetët që futën mjete luksoze pa paguar detyrimin doganor 

1.    Astrit Veliaj, makinë 111 mijë euro, nga Britania e Madhe
2.    Halim Kosova, “MERCEDES-BENZ, S350 BLUETEC 4MATIC”, 63 mijë euro, nga Gjermania.
3.    Halim Kosova, makinë Mercedes Benz-ML350, 33 500 euro, nga Gjermania.
4.    Omer Mano, makinë ‘RANGE ROVER VOGUE”, 102 500 euro, nga Italia
5.    Nard Ndoka, makinë ‘MERCEDES-BENZ S 400 4 MATIC Sedan long’, 85 060 euro, nga Gjermania.
6.    Sadri Abazi, makinë ‘BENZ, AMG GT,VITI 2015’, 105 mijë euro, nga Gjermania.
7.    Tom Doshi, ‘MERCEDES BENZ AMG’, me vlerë 68 mijë euro, nga Gjermania
8.    Edi Paloka, makinë ‘MERCEDES BENZ E 220 BT’, 28 616 euro, nga Gjermania.
9.    Bashkim Fino, makinë me vlerë 40460 euro, tip MERCEDES BENZ “S350 4 M, V. P. 2011/3498 CC benzine, sjellë nga Gjermania.
10.    Flamur Noka, makinë ‘BMË 7L’, me vlerë 40 mijë euro.
11.    Bujar Derveni, makinë ‘TOUAREG’ 54 mijë euro, nga Gjermania.
12.    Paulin Sterkaj, makinë ‘TOUAREG’ 50 mijë euro, nga Gjermania.
13.    Robert Bitri, makinë ‘MERCEDES BENZ S350 BLUETEC 4MATIC’, 44 mijë euro, nga Gjermania.
14.    Anastas Angjeli, makinë ‘Audi A8’ 87 mijë euro, nga Italia
15.    Kozma Dashi, makinë ‘C-220 d, e re’, 32 mijë euro, nga Gjermania.
16.    Kastriot Islami, makinë ‘BENZ E 220CDI’ 24 mijë euro, nga Gjermania
17.    Helidon Bushati, makinë ‘MERCEDES BENZ ML350’, 35 mijë euro, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
18.    Ylli Shehu, makinë me vlerë 29 mijë euro, tip BMË 730d,VITI 2011, CIL. 2993cc, sjellë nga Gjermania.
19.    Genc Pollo, makinë tip FORD KUGA TREND, viti 2013, nafte, me vlerë 22 883 euro, sjellë nga Gjermania.
20.    Erion Braçe, autoveturë Mercedes Benz tip GLA 220CDI 4MATIC, VP. 2014, CIL. 2143CC, nafte, me vlerë 25 mijë euro, sjellë nga Gjermania.

Paraardhëse

Franca fiton ndaj Australisë në një ndeshje me VAR-in protagonist

Pasardhëse

RAPORTI: Shqipëria, 100 vite larg Europës

Pasardhëse

RAPORTI: Shqipëria, 100 vite larg Europës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.