• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Maqedonia e Veriut është emri i ri, ja detajet e marrëveshjes Cipras-Zaev

12 June, 2018
në Botë, Kryesore
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ajo që nëpër disa vende të botës njihet si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) dhe nga të tjera si Republika e Maqedonisë, por nga Greqia si Shkupi, tashmë pritet të emërtohet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ky emër është përcaktuar për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm (erga omnes), raporton noa.al duke cituar burime diplomatike nga Athina.

Emri i ri do t’i nënshtrohet ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni dhe Greqi e konsiderohet se është baza e marrëveshjes që pritet të nënshkruhet në Prespë deri në fund të kësaj jave, nga kryeministrat Zaev dhe Cipras.

Marrëveshja mes tjerash përmban edhe këto pika: -Referenca “të mbrohen pakicat maqedonase”, hiqet nga Kushtetuta e Greqisë.

Ndërsa pjesa e hemogjenitetit të harmonizohet në mënyrë analoge me kushtetutën greke.

-Periudha e tranzicionit përcaktohet me ndryshime të dokumenteve të brendshme të vendit fqinjë dhe ky proces do të ndërlidhet me hapjen e negociatave paraprake me Maqedoninë e Veriut. -Do të formohet Komision për përdorimin e termave tregtare në të dyja vendet. -Gjuha maqedonase është pranuar, me vërejtjen se Maqedonia e Veriut pranon në marrëveshje se ajo gjuhë ka prejardhje sllave (ashtu siç është nënvizuar në kornizën e OKB-së)

-Në pjesën e nacionalitetit, termi maqedonas / qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut/ do të zbatohet me notë sqaruese plotësuese se bëhet fjalë për popullatë të këtij vendi që nuk ka lidhshmëri me kulturën greke.

Pas firmosjes, Marrëveshja midis Athinës dhe Shkupit do të duhet të ratifikohet në Kuvendin e Maqedonisë.

Nëse marrëveshja finalizohet brenda javës aktuale, Qeveria e kryeministrit Zaev do të duhet t’i dërgojë letër mbi 190 shteteve që e kanë njohur vendin si “Republikën e Maqedonisë”, për t’i njoftuar se emri Maqedonia e Veriut tashmë do të përdoret për përdorim në marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërkombëtare.

Për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë në fund të shtatorit ose fillim të tetorit do të organizohet Referendum, ku qytetarët do të mund të deklarohen nëse e pranojnë ose jo emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.Nëse marrëveshja finalizohet brenda javës aktuale, Qeveria e kryeministrit Zaev do të duhet t’i dërgojë letër mbi 190 shteteve që e kanë njohur vendin si “Republikën e Maqedonisë”, për t’i njoftuar se emri Maqedonia e Veriut tashmë do të përdoret për përdorim në marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërkombëtare.

Për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë në fund të shtatorit ose fillim të tetorit do të organizohet Referendum, ku qytetarët do të mund të deklarohen nëse e pranojnë ose jo emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Menjëherë më pas, Greqia do të heqë veton dhe do të japë pëlqimin që Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në NATO dhe datë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Paraardhëse

Sandri, Vjollca, Irfani, Ylli e Karlo duan të fusin duart në xhepat tanë

Pasardhëse

Zarf me fishekë në makinë, fieraku merr kërcënimin e hapur

Pasardhëse

Zarf me fishekë në makinë, fieraku merr kërcënimin e hapur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.