• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Trafikuan 1.8 ton kokainë në Gjermani, emrat e bosëve shqiptarë

19 May, 2018
në Aktualitet
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mësohen identitetet e 13 shqiptarëve të arrestuar në Gjermani të cilëve iu kapën 1,8 ton kokainë me vlerë tregu mbi 400 milion euro.

Del mandati i arrestit i policisë gjermane përmes të cilit u bë i mundur arrestimi këtij grupi të organizuar kriminal.

Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh.

E njëjta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë Arbri Garden të Arbën Çekajt.

Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj dhe një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti emri të cilit nuk dihet ende kishin rrolin parësor në këtë trafik.

Hetimet vijojnë ende edhe pas arrestimit të tyre për të kuptuar nëse Hysenaj, Ndoj dhe Dauti ishin kupola drejtuese e këtij super operacioni trafiku kokaine. Në të njëjtën kohë hetuesit gjerman i kanë shtrirë hetimet edhe në Shqipëri pasi kanë të dhëna se anëtarët e kësaj strukturë të mirë organizuar në trafikun e kokainës kanë të afërmit e tyre të përfshirë në politikë dhe aktivitete kriminale.

Nga çfarë dihet deri më tani është se droga vinte nga Ekuadori dhe mbërrinte në portet gjermane. Pasi magazinohej anëtarët e grupit shkonin nëpër magazinat e supermarkeve dhe merrnin sasitë e kokainës.

Zyra e investigimeve kriminale në landin e Bavarisë dy ditë më parë dha detaje të reja për një sasi rekord kokaine kapur në Hamburg gjatë dy operacioneve. Në këtë operacion ishin përfshirë 500 forca policore.

“Është një prej sukseseve mëspektakolare në luftën me mafian e  narkotikëve  në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann. Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”, shkruan ‘shqiptarja.com’.

“Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha drejtori i Investigimit Kriminal Jörg Beyser.

Shqiptarët e arrestuar

1.    Orneo Margjeka

2.    Emiljan Hysenaj

3.    Dashamir Ndoj

4.    Dario Lame

5.    Ervin Llusha

6.    Izmir Lami

7.    Dolan Kocani

8.    Agim Zeka

9.    Marjan Tola

10.  Mevlan Beca

11.  Granit Bajrami

12.  Artan Mehmeti

13.  Blerim Cakraj

Të huaj

1.Alberto Kochsiek

2.Anel Begovic

3.Kofi Oteng

Paraardhëse

“Dëshmitari X” rrëfen 5 orët në Prokurori

Pasardhëse

“Meta flet mbi përgjimin e Agron Xhafajt: S’është montazh, unë e njoh dorën”

Pasardhëse

“Meta flet mbi përgjimin e Agron Xhafajt: S’është montazh, unë e njoh dorën”

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Ja cila është Pozita më e mirë për të mbetur shtatzënë

Nga lajme6
26 September, 2026
0

Nga pikëpamja mjekësore, shtatzënia mund të ndodhë pas marrëdhënieve seksuale në pozicione të ndryshme, për sa kohë që sperma hyn...

“Sun po pres deri në mbramje me mar tragetin dhe me ik prej Kosoves, jam shume i zhgenjyer…”

26 September, 2026

Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin – Ja çfarë vendosi?

26 September, 2026

Rama nga Nju Jorku: Zvërneci pritet të sjellë 4 miliardë euro, ja çfarë po studiohet

26 September, 2026

DETAJE TRONDITËSE: Jastëk mbi fytyrë dhe goditje në kokë, 28-vjeçarja dyshohet se sulmoi gjyshen e burrit

26 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.