• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Prezantohet plani për “Piramidën”, godinë transparente dhe gjelbërim

16 May, 2018
në Aktualitet
0
63
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Piramida e Tiranës do të jetë një godinë transparente dhe plot dritë, për të krijuar idenë e një vendi që merr frymë në Tiranë.

Për këtë parashikohen që të përdoren sa më shumë xhama, për të bërë të mundur që drita natyrale të dominojë në ambientet e brendshme të saj.

Kështu deklaron Bashkia e Tiranës teksa shprehet se  ky projekt synon të krijojë Simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi gjatë prezantimit se projekti i transformimit të Piramidës do të ruajë disa nga vetitë nostalgjike të kësaj godine siç është rrëshqitja në muret e saj, por do ta kthejë atë edhe si një pikë panoramike për qytetin.

“Për ata që e admirojnë vendin qoftë edhe për atë rrëshqitjen edhe ajo do bëhet më e mirë. Duke qenë se do kemi një përdorim të kësaj që sot është vetëm një zhguall si nga lart për pjesët soditëse, për pjesët turistike, për pjesët e vizitorëve, si për ata që duan të kenë një hapësirë panoramike të Tiranës, por sigurisht edhe për faktin që jemi në zemër të Tiranës. Dhe për njerëz që do shkojnë të bëjnë kursin e kompjuterit ngjitur me zyrën e kryeministrit unë nuk besoj se do kishte një adresë më tunduese për të shkuar dhe mësuar teknologjinë e informacionit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se krahas projektit të rikonstruksionit të kësaj godine, ajo që do të marrë një rëndësi të madhe është edhe zbatimi i modelit TUMO, një nga projektet që do ta kthejë Tiranën në një nga qendrat më të mëdha te zhvillimit të teknologjikë krijuese jo vetëm në rajon.

“Më vjen mirë që sot janë Tirana dhe Parisi, dy stacionet e reja të TUMO-s dhe besoj që tani jemi në garë me kolegët tanë në Paris që kush përgatit më shpejt terrenin për të filluar me këtë situatë. Në një farë mënyrë është pallati i pionerëve për teknologjinë e informacionit, ku të gjitha këto teknologji të 15 viteve të ardhshme do kemi mundësi ti përdorim. Besoj se edhe në Tiranë do na duhen shumë prej këtyre teknologjive. Më vjen mirë që edhe në Tiranë ne kemi uri për dije që do të lindin nga kjo piramidë, le më pastaj se çfarë mund të përdorim në të ardhmen”, u shpreh Veliaj.

Sipas Bashkisë së Tiranës, Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. 

 Programet që do të ofrohen:

– Animacion

– Zhvillimi i Lojërave

– kinematografia

– Web Design

– Muzikë

– Shkrim

– Vizatim

– Dizajn Grafik

– Modelimi 3D

– Programim

– Robotikë

– Grafika e lëvizjes

– Fotografi

Paraardhëse

Akuza ndaj Xhafajt, Prokuroria merr në pyetje tre deputetët

Pasardhëse

Lutja e zëdhënëses bukuroshe të FSHF-së për muajin e Ramazanit

Pasardhëse

Lutja e zëdhënëses bukuroshe të FSHF-së për muajin e Ramazanit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.