• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Vlahutin zgjohet me dëshirën për të mbrojtur Fatmir Xhafën

16 May, 2018
në Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasadorja e Bashkimit Europian ne Tirane ka dale ne mbrojtje te Fatmir Xhafaj qe ne oret e para te mengjesit te se merkures.

Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Europian reagoi lidhur me debatin e hapur mbi ndryshimin e nenit për ekstradimet në Kodin e Procedurës Penale.

Duke ju përgjigjur interesimit të “Zërit të Amerikës” për këtë çështje, duke qenë se i gjithë procesi i Reformës në Drejtësi dhe paketa e ligjeve shoqëruese u asistua ngushtësisht dhe nga misioni europian Euralius, Delegacioni i BE-së sqaroi se “ka patur variante të ndryshme rreth Nenit 491 (f) të Kodit të Procedurës Penale, që janë diskutuar nga Grupi i Punës për Rishikimin e Kodit të Procedurës Penale- pjesë e të cilit ka qenë edhe Euralius – deri në miratimin e ndryshimeve të Kodit më 30 mars 2017. Thelbi i varianteve të ndryshme mbeti i pandryshuar gjatë gjithë diskutimeve, përfshirë dhe variantin përfundimtar të miratuar të Nenit 491 (f) të Kodit”.

Kjo çështje u hap nga Partia Demokratike, si pjesë e akuzave që ajo ka ngritur ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidhur me të vëllanë e tij të arrestuar në Itali në vitin 2002 e më pas të dënuar në 2012-ën me 7 vjet e dy muaj burgim për pjesmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogës.

Sipas opozitës, në cilësinë e kryetarit të Komisionit parlamentar të ligjeve, zoti Xhafaj ka ndërhyrë duke bërë një ndryshim që sipas opozitës mbron direkt të vëllanë e tij, gjë e cila është hedhur poshtë nga socialistët.

Pika që është shtuar në nenin për ekstradimet, dhe që është aktualisht në fuqi, parashikon se ekstradimi nuk mund të kryhet “kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit”.

Sipas opozitës një formulim i tillë “pamundëson ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit, si dhe pamundëson njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge”.

Delegacioni i BE-së shprehet se “Neni 491 (f) i miratuar i Kodit, garanton se personi i cili është gjykuar dhe dënuar në mungesë ka mundësinë që të ketë një rishqyrtim të çështjes në prani të tij/saj përpara Gjykatës. Kjo masë është në përputhje me standardet europiane të përcaktuara nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa Europiane për Ekstradimin dhe Vendimi kuadër i BE-së për Urdhër-arrestin europian. Kodi garanton se Shqipëria mund të ekzekutojë një vendim penal të huaj edhe nëse ekstradimi nuk është i mundur për arsyet e përcaktuara në Nenin 491 (f) të Kodit.”

Delegacioni i BE-së shton se “Shqipëria ka ratifikuar gjithashtu Konventën Europiane mbi Transferimin e Procedimit të Çështjeve Penale, një tjetër alternativë për ekstradimin, për rastet kur zbatohet Neni 491 (f) i Kodit”, përfundon shpjegimi i Delegacionit të BE-së dhënë “Zërit të Amerikës”.

Demokratët e kanë bërë një sërë akuzash ndaj ministrit Xhafaj, lidhur më të vëllanë, që nga fakti që pavarësisht dënimit në Itali ai nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim, te mbrojtja që sipas opozitës ministri i ka bërë atij në shkelje të ligjit, apo mos zbatimi nga ana e policisë së Ligjit Antimafia.

Dy ditë më parë, demokratët publikuan regjistrimin audio të një bisede që sipas tyre është zhvilluar mes vëllait të ministrit dhe një ish të dënuari për trafik droge, e që sipas Partisë demokratike tregon se ai vazhdon të jetë i përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Por mbrëmjen e së martës, vëllai i ministrit bëri kallëzim penal ndaj përfaqësuesve demokratë, pasi sipas tij bëhet fjalë për një “material të rremë, të konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave”. Nga ana e saj, Prokuroria kërkoi dje nga Partia demokratike që të marrë regjistrimin audio të publikuar prej saj.

Kryetari demokrat Lulzim Basha, kërkoi të mërkurën, “në emër opozitës, largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm”. Ajo ka paralajmëruar zhvillimin sot të një proteste përpara ministrisë së Brendshme, ndërsa të enjten në parlament, ka vendosur të mos lejojë diskutimin e asnjë çështjeje tjetër.

Po sot gjatë ditës pritet që për këtë çështje, të shprehet, siç e ka njoftuar vetë përmes një postimi në Facebook, edhe kryeministri Edi Rama, në një fjalë që do të mbajë përpara grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Paraardhëse

Përplasja e frikshme kokë më kokë, futbollisti në spital pa ndjenja [VIDEO]

Pasardhëse

“Unë Agron Xhafaj dorëzohem për të kryer dënimin!”

Pasardhëse

“Unë Agron Xhafaj dorëzohem për të kryer dënimin!”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.