• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ekskluzive/ I dënuar në 2012, vëllai i Fatmir Xhafaj prej 5 vitesh nuk ka dalë nga Shqipëria

15 May, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
70
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Agron Xhafaj rezulton që, prej vitit 2013, nuk ka kaluar asnjëherë kufirin shqiptar, të paktën zyrtarisht. Vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim në dt. 25 shtator 2012 nga Gjykata e Kasacionit në Itali. Vendim i plotë është zbardhur në fillim të vitit 2013 dhe që prej asaj kohe, Agron (Geron) Xhafaj nuk e ka kaluar asnjëherë traun e kufirit të Republikës së Shqipërisë.

“Lajme.al” ka mësuar në mënyrë ekskluzive lëvizjet e Agron Xhafaj jashtë Shqipërisë. Nga këto të dhëna, rezulton se ai nuk ka guxuar të dalë jashtë territorit të Shqipërisë që kur gjykata më e lartë italiane ka dhënë verdiktin final për dënimin e tij, si i përfshirë në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Pra, duket qartë që vëllai i Fatmir Xhafaj ka pasur dijeni të plotë se, nëse dilte nga Shqipëria, do të arrestohej. Ndërkohë, po ashtu duket qartë se ai ka qenë i bindur që në Shqipëri nuk kishte asnjë rrezik të prangosej, pasi këtë problem ia zgjidhte vëllai i tij i madh, Fatmir Xhafaj, zyrtar i lartë i maxhorancës, Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe sot ministër i Brendshëm.

Prej vitit 2013, Agron (Geron) Xhafaj është përfshirë në biznesin e lojërave të fatit dhe ka lëvizur vetëm brenda territorit shqiptar. Ndërkohë që është prezantuar si një biznesmen i suksesshëm, ai, duke qëndruar në Shqipëri, i është shmangur vuajtjes së dënimit në Itali. Gjithashtu, ai nuk rezulton të jetë shpallur asnjëherë në kërkim nga Policia Shqiptare. Për këtë arsye, ai ka vijuar i pashqetësuar aktivitetin e tij, kësaj radhe, të regjistruar në Shqipëri. Pengesën e vetme që ka pasur ishte fakti që nuk mund të dilte nga Shqipëria, qoftë edhe për pushime.

Agron (Geron) Xhafaj është dënuar në vitin 2012 me 7 vjet e 6 muaj burgim. Ky dënim, sipas vëllait të tij, ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjendet lehtësisht on-line. Pra, edhe vetë ministri i Brendshëm e di që shtetasi Agron Xhafaj është dënuar. Por, megjithatë, ai nuk ka bërë, sipas detyrimit ligjor, asnjë veprim procedurial për arrestimin e tij apo për nisjen e hetimit pasuror, në kuadër të ligjit “Antimafia”.

Ashtu siç ka raportuar më parë “Lajme.al”, Agron Xhafaj është subjekt i ligjit “Antimafia”. Por, së bashku me të, subjekte të ligjit janë shndërruar automatikisht edhe familjarët e tij të afërt, përfshirë edhe vëllain Fatmir Xhafaj. Mesa duket, kjo është arsyeja që ministri i Brendshëm nuk ka nisur asnjë veprim procedurial në kuadër të ligjit “Antimafia”. Ky rast e bën Shqipërinë një vend të rrallë, ku ministri i Brendshëm, zyrtari më kryesor për luftën kundër krimit, shndërrohet vetë në subjekt kontrolli nga legjislacioni Antimafia.

Paraardhëse

Basha akuza Xhafajt: Ka ndihmuar vëllanë të mos arrestohet për tu dërguar në burg

Pasardhëse

“Kush është trafikanti i arratisur nga burgu që punon në bashkinë e Korçës”

Pasardhëse

“Kush është trafikanti i arratisur nga burgu që punon në bashkinë e Korçës”

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

E fundit – Tërmet

Nga lajme6
22 September, 2026
0

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Korçë dhe në disa zona përreth. Sipas raportimeve paraprake, lëkundjet kanë qenë...

22 September, 2026

Cilët janë tre personat në botë që mund të udhëtojnë pa pasaportë?

22 September, 2026

Parashikimi i motit për sot – Temperatura vjeshte

22 September, 2026

Temperaturat bien, por nuk zgjat shumë: Ja çfarë parashikohet

22 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.