• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

‘Po marrim në kontrollin edhe Shqipërinë’, Erdogan lëshon ‘bombën’ në Stamboll

13 May, 2018
në Botë, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

‘Çdo ditë ne avancojmë, Fondacioni ynë Maarif në Shqipëri vazhdon procesin e marrjes së kontrollit ndaj institucioneve të atjeshme arsimore që financohen nga FETO’.

Është presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i cili sërish ka folur për Shqipërinë duke treguar se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit tonë.

Deklarata e tij është bërë në një fjalim para studentëve të huaj, të cilët studiojnë në Turqi, Presidenti i vendit Rexhep Taip Erdogan u shpreh se dita-ditës vendi po bëhej gjithnjë e më i fuqishëm.

Në fjalën e tij ai nuk kurseu kritikat as për vendet që mbështesin lëvizjen e Fetullah Gulen, përfshirë dhe vendin tonë

‘Ju pëlqen apo jo, Turqia do të vazhdojë të jetë gjithnjë e më e fuqishme’, deklaroi Presidenti turk në Stamboll, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e mbylljes së takimeve ndërkombëtare të studentëve, e organizuar nga Federata e Shoqatave Ndërkombëtare Studentore.

Duke folur për studentët nga jashtë, të cilët shkollohen në universitetet në Turqi, Erdogan tha se në vend janë aktualisht 115 mijë studentë të huaj, ndërsa objektivi është që numri i tyre të arrijë në 350 mijë.

Kjo sepse, sipas Erdogan, Turqia duhet të jetë mes pesë vendeve që kanë më shumë studentë të huaj. Ai shtoi se janë marrë masat e nevojshme parandaluese që nga pranimi i studentëve, procesit të studiuarit, dhe deri në diplomimin e tyre, studentët të mos shfrytëzohen nga organizatat terroriste FETO, e cila, siç tha ai, është armik i islamit dhe Turqisë.

Duke iu referuar vendit tonë, Presidenti turk tha se Shqipëria për fat të keq është nën një lloj të pushtimit të organizatës terroriste FETO.

‘Sigurisht, ne vazhdojmë bisedimet. Herët a vonë ne do ta shkatërrojmë këtë lëvizje. Çdo ditë ne avancojmë, Fondacioni ynë Maarif në Shqipëri vazhdon procesin e marrjes së kontrollit ndaj institucioneve të atjeshme arsimore’, shtoi ai.

Duke komentuar rreth qëndrimit të Francës ndaj Turqisë, ai tha se i pëlqen apo nuk i pëlqen Francës, vendi i tij do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm.

Erdogan gjithashtu kritikoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Duke theksuar se aktualisht nuk ka asnjë vend me popullsi myslimane në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ai theksoi se OKB është krijuar për të vendosur drejtësinë.

Paraardhëse

Misteri i shtëpisë së shqiptarëve të arrestuar në Athinë, çdo gjë e lyer me të zezë

Pasardhëse

Lufta e dhimbshme mes familjes, nëna nxjerr djalin nga shtëpia

Pasardhëse

Lufta e dhimbshme mes familjes, nëna nxjerr djalin nga shtëpia

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.