• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rrëfimi i vajzës shqiptare që iu premtua “parajsa”, por e detyruan të prostituonte që në moshën 14-vjeçare

13 May, 2018
në Aktualitet
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në disa qendra jetojnë vajza, të cilat i kanë shpëtuar skllavërisë si punonjëse seksi. Njëra nga ato tregon sesi në moshën 14-vjeçare ra pre e trafikimit të qenieve njerëzore.

Ajo tregon se një burrë rreth të 40-tave e mashtroi atë duke i premtuar një jetë më të mirë në Itali, por qëllimet e tij ishin të errëta.

Të miturën, ai e detyronte të kryente marrëdhëni seksuale kundrejt pagesës.

“Më premtonte shumë gjëra. Do shkoja në Itali, do të punoja, do bëhesha dikush në jetë.

Por pasi shkova atje më shfrytëzoi si prostitutë”, tregon viktima e trafikimit.

Po çfarë ndodhte nëse ajo refuzonte?

“Më kyçte në dhomë. Unë thosha që nuk dua, por ai më detyronte, më rrihte. Po se bërë këtë, më thoshte, do të vras”.

E mitura na tregon se si shpëtoi nga tutori i saj:

“Më pas bëmë plan me shku në Belgjikë. Aty mua më kapi policia.

Në fillim jo. Më pas, thash stop. Nuk do të kem më frikë do t’i tregojë të gjitha”.

Kanë kaluar 4 vjet nga historia e saj e trishtë, fatmirësisht sot ajo është riintegruar dhe punon si ndihmëse kuzhiniere.

“Unë jam në punë. Jam ndihmëse kuzhiniere. Ishte pak e vështirë që unë ta harroja atë histori, por ja që e harrova dhe tashmë jam e lumtur”, përfundon ajo.

“Riintegrimi është shumë i vështirë pasi ka shumë gjasa që pas ndalimit të trafikimit, gjasat që t’i rikthehen sërish të njëjtës jetë janë gjithmonë më të larta. Ndaj ekzistojnë edhe qendrat rehabilituese”, thotë psikologia Aurela Agalliu.

Shumë herë i rikthehen rrugës së mundimeve sepse ndjehen të përjashtuara nga familja e tyre dhe nga shoqëria dhe kjo e bën të pafundë luftën kundër këtij fenomeni.

Paraardhëse

Edhe skizofrenia e Ligjit të Luftës e ka një ilaç

Pasardhëse

The Washington Post: Tahiri rrezikon 15 vite burg

Pasardhëse

The Washington Post: Tahiri rrezikon 15 vite burg

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.