• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Alibia “Llalla”, qeveria e përdor për të shmangur skandalin Tahiri-Xhafaj

12 May, 2018
në Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria e Edi Ramës po mundohet të gjejë çdo mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet që e kanë përfshirë me ministrat e saj të Brendshëm. Në një panik të shprehur tashmë, zyra e propagandës qeveritare po kërkon një “alibi” për të shmangur prozhektorët që janë drejtuar drejt saj.

Nëpërmjet medias së kontrolluar prej saj, qeveria po kthen, përtyp e ripërtyp hetimin ndaj ish-Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili është e qartë që është nisur me sforco vetëm e vetëm për t’u pasur si argument kundërvënës ndaj çdo hetimi për eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.

Dy ministrat e Brendshëm të qeverisë 5-vjeçare të Edi Ramës janë përfshirë në skandale të rënda me ligjin. Ish-ministri kampion, Saimir Tahiri, është në hetim për bashkëpunim me organizatë kriminale që ka trafikuar tonelata kanabisi drejt Italisë.
Ministri aktual, Fatmir Xhafaj, rezulton se ka fshehur dënimin për vëllain e tij, Agron Xhafaj, për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Gjithashtu, Xhafaj është nën akuzë se ka fallsifikuar projektin e Kodit të Procedurës Penale, pikërisht për të mbrojtur vëllain e tij nga ekstradimi.

Tashmë që opinioni publik, por edhe shumë partnerë ndërkombëtarë janë në pritje të dorëheqjes së Fatmir Xhafaj, më së paku si akt moral e më tej të përballet me drejtësinë, mediat qeveritare i rikthehen sërish, pa asnjë argument të ri, hetimit ndaj Llallës.

“Lajme.al” po Ju përcjell disa prej titujve të ditës së Shtunë, të medias, me qëndrim haptas proqeveritar, të cilët mundohen me çdo kush të shmangin vëmendjen nga skandali “Xhafaj” dhe përmendin në titujt e tyre, pa asnjë lajm brenda, ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Gazeta ‘Sot” ka vendosur në faqe të parëka titull kryesor: “Pas largimit të Hajdarmataj, Krimet e Rënda hapin hetimin për Adriatik Llallën”. Në fakt, është një spekulim i pastër, pasi hetimi për ish-kryeprokurorin është regjistruar në Prokurorinë për Krime të Rënda prej dy javësh. Por, medias pro-qeveritare i duhet ta ripërsërisë këtë lajm, vetëm e vetëm për t’u shmangur nga skandali Xhafaj

Gazeta “Shqiptarja.com” ka ndër titujt kryesorë në portalin e saj: “Deklarata e pasurisë, misteri Llalla…”. Në fakt, shkrimi është një mish-mash shifrash, të cilat autori ka dashur të gjejë ndonjë “skandal”, por nuk ia ka arritur. Për këtë gazetë proqeveritare, mjafton të ketë vetëm një titull që të tërheq vëmendjen nga skandali Xhafaj.


Gazeta ‘Dita”, në kryeartikullin e saj “Çfarë do të ndodhë me Xhafaj”, e lidhur skandalin e ministrit të Brendshëm me “shqetësimin e opozitës për rastin Llalla” (????!!!!). Një publik i stërvitur me median, e ka të vështirë të gjejë lidhjen ndërmjet denoncimit të skandalit të Ministrit të Brendshëm me një hetim të nisur tre muaj më parë ndaj ish-Kryeprokurorit. Edhe gazeta “Dita” e ka të qartë këtë gjë, por, duket qartë se është e detyruar të kanalizojë vëmendjen e publikut tek rasti “Llalla”, në bazë të orientimit qeveritar.

Paraardhëse

Korea e Veriut nis çmontimin e vendit të testeve bërthamore

Pasardhëse

Hotelet i zënë të huajt, prenotohen 70 % e dhomave në Vlorë

Pasardhëse

Hotelet i zënë të huajt, prenotohen 70 % e dhomave në Vlorë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.