• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Shpenzime luksi dhe “çertifikata pastërtie” për gjyqtarët. Ganaj i ILDKP duhet të shpjegohet

11 May, 2018
në Kryesore, Politikë
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeinspektori i Deklarimit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj, duket se nuk është  në ditët e tij më të mira, pas publikimit të fakteve mbi udhëtimet e tij të shpeshta jashtë Shqipërisë dhe dështimit të deritanishëm me verifikim e gjyqtarëve që po rrëzohen nga Komisioni i Vetingut.

Prej ditësh, në media të ndryshme, përfshirë edhe “Lajme.al”, janë publikuar të dhëna për shpenzimet e mëdha që ai dhe familja e tij kanë kryer për udhëtime me linja ajrore. Sipas përllogaritjeve të bëra nga media, gjatë 3 viteve të fundit, Kryeinspektori Ganaj ka shpenzuar rreth 25 mijë euro vetëm për bileta avioni.

Paga e Ganajt për këto tre vjet është rreth 5.6 milionë lekë të reja, ndërkohë që vetëm për biletat e avionit ai ka shpenzuar rreth 25 mijë euro ose rreth 3.5 milionë lekë të reja. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka vendosur një standart për subjektet deklarues së pasurisë, sipas të cilit, një familje me 4 persona shpenzon mesatarisht në vit 800 mijë leke të reja. Pra, nëse marrim këtë standart, familja Ganaj ka shpenzuar për ushqim dhe nevoja të përditshmërisë, në 3 vitet e fundit 2.4 milionë lekë të reja.

Pra, me një llogari të thjeshtë, Ganaj ka shpenzuar 3.5 milionë lekë të reja për bileta avioni dhe 2.4 milionë lekë të reja për shpenzime familjarë. Në total, ka shpenzuar rreth 5.9 milionë lekë të reja, pra më shumë se sa paga që ai ka marrë në këto vite.

Mesa duket, Kryeinspektori Ganaj nuk rezulton aq i aftë në menaxhimin e të ardhurave të tij, për shkak se shpenzimet janë më të larta se sa rrogat që ai ka marrë.

Por, në këtë çështje keq-menaxhimi të të ardhurave familjare, atij i “ngatërrohet nëpër këmbë” edhe media, kryesisht ajo online, e cila i rendit se sa herë kanë dështuar para Komisionit të Vetingut kontrollet e pasurisë që ka kryer ai për disa gjyqtarë.

“Lajme.al” ka raportuar së fundmi se 4 nga 5 gjyqtarët e shkarkuar nga Komisioni i Vetingut për probleme me pasurinë, kanë rezultuar të pastër nga verifikimet e kryera nga ILDKP e drejtuar nga Shkëlqim Ganaj.

Ndoshta këto dy çështje-pra shpenzimet e tepërta dhe dhënia e “çertifikatës së pastërtisë” për pasurinë e gjyqtarëve të rrëzuar në Komisionin e Vetingut nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Por, gjithësesi, Kryeinspektori Shkëlqim Ganaj ka detyrimin ligjor dhe moral që të shpjegojë për publikun shqiptar se ai ka mundësi të tjera financiare, përtej pagës zyrtare, për të mbuluar udhëtimet private jashtë Shqipërisë dhe se, pavarësisht vendimeve të Komisionit të Vetingut, ai ka punuar sipas ligjit me integritet profesional e moral gjatë verifikimit të pasurive të gjyqtarëve.

Paraardhëse

Donald Lu nuk ia përton as Ramës: Në emrin tim flas vetë

Pasardhëse

Kokaina në Ekuador/ Lidhjet e PS me prokurorin që vonoi hetimet për “Arbi Garden”

Pasardhëse

Kokaina në Ekuador/ Lidhjet e PS me prokurorin që vonoi hetimet për “Arbi Garden”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.