• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

“Rrjeta” e Vetingut kap edhe kryeinspektorin e Pasurive, Shkëlqim Ganaj

10 May, 2018
në Kryesore, Politikë
0
166
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni i Vetingut ka shkarkuar deri më tani 4 gjyqtarë dhe 1 prokuror, pasi nuk kanë arritur të justifikojnë pasurinë e tyre me burime të ligjshme.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo e Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva, si edhe Prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, nuk mundën të kalonin filtrin e parë të Vetingut.

Por, ajo që është shumë e diskutueshme në këto raste të para, është fakti që 4 nga 5 të shkarkuarit kishin rezultuar me pasuri “të pastër” nga verifikimi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. E, megjithatë, Komisioni i Vetingut ka kryer verifikim më të thelluar, duke dalë në konkluzione të tjera, nga ato që ka dalë ILDKP e drejtuar nga Shkëlqim Ganaj. Në një rast, ILDKP-ja hedh poshtë vetë kontrollet e saj, duke nxjerrë me probleme një gjyqtar, të cilin, në rreth 14 vjet e ka nxjerrë pa probleme.

Fatos Lulo ishte gjyqtari i parë që nuk kaloi rrjetën e Vetingut. Ai është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej më shumë se 15 vitesh dhe ka deklaruar pasurinë e tij periodike nga viti 2003 deri në vitin 2018 në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Ai është përfshirë të paktën 4 herë në kontroll të plotë nga ILDKP, një prej të cilave është krye në kohën që institucioni drejtohet nga Shkëlqim Ganaj. Në të 4 rastet e kontrollit të plotë, pasuria e tij ka rezultuar me burime të ligjshme, konstaton ILDKP. Por, kur e përfshin në kontroll për shkak të Vetingut, ILDKP e nxjerr me burime të pajustifikuara pasurinë e gjyqtarit Lulo. Nuk është aspak e qartë se çfarë detyroi ILDKP-në të prezantojë rezultate tërësisht të kundërta nga ato që ka konkluduar në kontrollet e saj periodike.

Besa Nikëhasani, e emëruar Prokurore e Apelit të Shkodrës, dhe e komanduar së fundmi si Prokurore e Apelit për Krime të Rënda me firmën e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, nuk e kaloi testin e Vetingut. Komisioni i Vetingut konkludoi se ajo nuk kishte burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë e saj. Për Inspektoratin e drejtuar nga Shkëlqim Ganaj, prokurorja Nikëhasani kishte pasuri të justifikuar. Por ky rezultat u hodh poshtë nga Komisioni i Vetingut, i cili shkarkoi prokuroren nga detyra.

Altina Xhoxhaj, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, gjithashtu kishte rezultuar me pasuri të justifikuar nga ILDKP. Por, pavarësisht rezultateve në raportin e Shkëlqim Ganajt, gjyqtarja Xhoxhaj u shkarkua nga detyra, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Fatmir Hoxha, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, u shkarkua, pasi Komisioni i Vetingut deklaroi se ai nuk mund të justifikojë pasurinë. Por, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka arritur në konkluzionin se gjyqtari Fatmir Hoxha ka pasuri “të pastër”..

Vetëm për këto raste të para, konstatohet se raportet e ILDKP jo vetëm që nuk po merren parasysh nga Komisioni i Vetingut, por, për më tepër, komisionerët po konstatojnë problematika të shumta në angazhimin e institucionit të drejtuar nga Shkëlqim Ganaj.

Pra, rezultatet e deritanishme të Komisionit të Vetingut, në mënyrë indirekte, ngarkojnë me përgjegjësi Shkëlqim Ganaj. Në kujtesë të publikut, kryeinspektori Shkëlqim Ganaj ka qenë nën hetim nga Prokuroria për të paktën dy çështje;

Së pari, ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale të “shspërdorimit të detyrës”, për shkak të mos-reagimit lidhur me evidentimin e rastet e konfliktit të interesave tek disa deputetë.

Së dyti, ai dhe disa zyrtarë të institucionit të tij kanë qenë nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të disa kallëzimeve për veprën penale të “korrupsionit pasiv”.

Deri më tani, institucioni i Prokurorisë nuk ka bërë publik rezultatet e asnjërit prej këtyre hetimeve. Por, gjithësesi, ndoshta është momenti për të vlerësuar nëse mund të konsiderohet edhe Shkëlqim Ganaj si “peshk i madh”…

Paraardhëse

Qeveria e “vëllezërve trafikantë”, ja faktet

Pasardhëse

Shkeljet e ligjit nga Kryeprokurorja, PS fshihet pas heshjtes së Donald Lu

Pasardhëse

Shkeljet e ligjit nga Kryeprokurorja, PS fshihet pas heshjtes së Donald Lu

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.