• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Krimet e Rënda/ Shkarkim me “marrëveshje”? Dyshimet mbi një foto

10 May, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në foton që shoqëron këtë artikull janë dy prokurorët që lidhen me zhvillimet e fundit në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Besim Hajdarmataj, ish-drejtuesi i deri djeshëm i Prokurorisë për Krime të Rënda duket i relaksuar në një bisedë informale me Donika Prelën, e cila e zëvendësoi në detyrën e rëndësishme. Kjo foto është fiksuar nga gazetarë në një lokal pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, në një prej daljeve të rralla të Hajdarmatës në bar-kafetë rreth institucionit.

Fotoja është bërë rreth tre ditë më parë, pra kur publiku ende nuk kishte dijeni për lëvizjet e pritshme në drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Por, mesa duket, Hajdarmataj dhe Donika Prela kanë qenë të informuar për vendimmarrjen e pritshme të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Dhe, biseda ndërmjet tyre, në një ambjent publik, duket se ka pasur në qendër “tranzicionin” e butë të primatit të Krimeve të Rënda.

Donika Prela, një prokurore aspak publike deri para pak muajsh, u caktua nga mikesha e saj, Kryeprokurorja e Përkohshme Marku, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Të mërkurën, po me firmë të mikeshës së saj, ajo katapultohet në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Për shkak të karrierës së saj aspak për t’u marrë shembull, me shumë mundësi Donika Prela as nuk e ka ditur se ku është godina e Prokurorisë për Krime të Rënda. Për këtë arsye, fakti që ajo shfaqet në një bisedë me Besim Hajdarmatajn, dy ditë para rrokadës ndërmjet tyre në drejtimin e kësaj prokurorie, krijon premisat për të besuar se gjithçka ka qenë pjesë e një “marrëveshjeje” për ndryshim të butë.

Besim Hajdarmataj, pavarësisht se u largua nga posti i titullarit, vijon të ketë në dorë hetimin e nxehtë kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Është për t’u parë në vijim nëse ka pasur mirëkuptimin e Hajdarmatës lëvizja nga drejtimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, kjo e lidhur edhe me fatin e dosjes “Tahiri”.

Tashmë është e qartë që linja drejtuese e Prokurorisë Shqiptare ka punuar dhe po vijon të punojë për të sfumuar hetimet e ish-ministrit të Brendshëm. Caktimi i Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, vetëm me votat e maxhorancës, u lexua nga opozita si një lëvizje e Edi Ramës për të mbyllur dosjen “Tahiri-Habilaj”. Deri më tani, kjo dosje ka qenë në dorë të Besim Hajdarmataj, një prokurori që drejtonte strukturën më pak të varur nga Kryeprokurorja e Përkohshme.

Prej së mërkurës, edhe “pengesa” Hajdarmataj u shmang. Por, a u shmang kjo “pengesë” me marrëveshje? Opinioni publik, politika dhe partnerët ndërkombëtarë vijojnë të jenë shumë vigjilentë përsa i përket ecurisë së hetimin kundër ish-ministrit të Brendshëm.

Por, lëvizja në drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, lidhet edhe me një tjetër çështje të rëndësishme që ka në dorë kjo prokurori-hetimin ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Prokuroria e Durrësit, e cila drejtohej nga Donika Prela, nisi rreth 2 muaj më parë hetimin ndaj ish-shefit të institucionit të akuzës. Pasi u kryen disa veprime hetimore, dosja në ngarkim të tij kaloi për kompetencë te Krimet e Rënda. Dhe, pas mbërritjes së dosjes, transferohet edhe Donika Prela, si “pjesë e paketës”.

Hetimi i Adriatik Llallës nga ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, është parë me dyshim nga Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, si edhe nga “armiku publik” i Llallës, ambasadori amerikan, Donald Lu.
Me emërimin, gjithësesi tërësisht në kundërshtim me ligjin të Donika Prelës në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda, arrihen dy qëllime- zbutet pozita penale për Saimir Tahirin dhe rëndohet për Adriatik Llallën. Këto janë dëshmi se institucioni i Prokurorisë tashmë, thuaje zyrtarisht, është bërë shtojcë e qeverisë së Edi Ramës. /Lajme.al

Paraardhëse

Si manipulohet politikisht Eurovisioni

Pasardhëse

Përgjimet/ Ja si vëllai i Fatmir Xhafës trafikonte drogë drejt Italisë

Pasardhëse

Përgjimet/ Ja si vëllai i Fatmir Xhafës trafikonte drogë drejt Italisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.