• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Rama sërish në mbrojtje të Tahirit: Nuk asnjë provë për të

9 May, 2018
në Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjatë intervistës në studion e Top Show, kryeministri Edi Rama foli edhe për akuzat për kanabizimin e vendit, duke i mohuar totalisht ato.

Kryeministri tha se ishte pikërisht lufta ndaj kanabisit, ajo që nxorri në pah këtë problem, ndërsa theksoi se kjo betejë është e fityuar nga qeveria.

“Kanabisi nuk erdhi me ne, por po të shohësh arkivat dhe dokumentet e Ministrisë së Brendshme, por edhe ato të policive ndërkombëtare, do të kuptoni se kultivimi i hashashit ka qenë i vazhdueshëm në Shqipëri.
Ky problem doli në pah kur ne i shpallëm luftë kultivimit të kanabisit dhe marrja nën kontroll e Lazaratit, bëri që të dalë në pah problemi i kultivimit në të gjithë Shqipërinë. Ne i shpallëm luftë kultivimit të kanabisit dhe mund të them me bindje, se qeveria e ka fituar këtë luftë, pavarësisht të gjithë kostove, problemet dhe dështimet”, tha Rama.

Bashkë me kanabisin, ‘u shkul’ edhe Saimir Tahiri, ish ministri i Brendshëm, që ishte cilësuar si model suksesi nga Edi Rama, gjatë punës së tij 4-vjeçare.

Kryeministri i qëndroi besnik deklaratave të tij dhe tha se Tahiri ka bërë shumë punë të mira gjatë punës 4-vjeçare në Ministri, ndërsa theksoi se ende Prokuroria e katanias, pro edhe ajo e Krimeve të Rënda, nuk kanë provuar implikim kriminal të tij deri më sot.

“Unë vijoj të them sërish vlerësimin tim për ato punë të mira që ka bërë Saimir Tahiri, gjatë periudhës që ka qenë Ministër i Brendshëm, për thuajse 4 vite.

Sa i përket hetimit të një grupi kriminal, ku në përgjime përmendje edhe emri i Tahirit, mund të them se deri tani, Prokurorët e Katanias, të cilët janë ‘skiftera’ për çështje të tilla dhe nuk do të falnin një ministër shqiptar, nuk kanë ngritur asnjë hetim për Saimir Tahirin.

Madje as Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri nuk ka asnjë provë të vetme për implikimin e Saimir Tahirit në trafikimin e kanabisit, ose të paktën nuk erdhi asnjë ditë ta paraqesë në Komisionin Parlamentar.

Kësaj bindjeje i qëndrova deri në momentin që Tahiri vendosi të përballet si qytetar i lirë me drejtësinë, sepse tani e më pas, Prokuroria mund të bëjë ç’të dojë, pa pasur nevojë për parlamentin”, tha Rama.

Tahiri, “kurban” për negociatat? Rama: Gjermania nuk është selia e PD

Çështja Saimir Tahiri u rikthye sërish në rendin e ditës, duke u bërë madje më ‘e nxehtë’ se kurrë dhe normalisht Rama nuk mund t’i shmangej pyetjeve në Top Show.

Rreth 7 muaj pas daljes së përgjimeve të bandës ‘Habilaj’, ku përmendej edhe ish ministri i Brendshëm, ky i fundit vendosi të dorëzojë mandatin e deputetit, për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i lirë.
Vetë kryeministri hodhi poshtë këto akuza, duke mohuar t’i jetë kërkuar imuniteti i Tahirit, gjatë takimit me kancelaren gjermane, Merkel.

“Politikanët nuk janë njësoj, por unë nuk do të bëja kurrë kurban, apo të sakrifikojë dikë a diçka, për një përkëdhelje koke nga ndërkombëtarët.

Deputetët gjermanë nuk folën që unë të kem marrë në mbrojtje Saimir Tahirin, por ka pasur vetëm një pyetje për të shpjeguar këtë çështje, gjë që unë e bëra qartë.

Gjermania nuk është selia e Partisë Demokratike, që të vërë kushte të tilla, për të votuar pro hhapjes së negociatave”, tha Rama.

Paraardhëse

Eugent Bushpepa “shkund” Eurosong, kalon në finale

Pasardhëse

Probleme me shikimin? Efektet e çokollatës së zezë

Pasardhëse

Probleme me shikimin? Efektet e çokollatës së zezë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.