• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Shqipëria dhe Greqia shumë afër ‘paqes’

4 May, 2018
në Kryesore, Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria dhe Greqia kanë bërë një progres të madh dhe ndodhen shumë pranë një marrëveshjeje të përbashkët për problematikën midis dy vendeve që ato ndajnë.
Këtë kanë deklaruar ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, në Ministerialin e Selanikut, i treti prej vitit 2016 që mbahet në qytetin verior të Greqisë.

“Mendoj se jemi përballë një situate të favorshme, ku ekzistojnë të gjitha mundësitë që Shqipëria dhe Greqia të shkojnë drejt një marrëveshjeje të re, që do të jetë e mirë dhe mbi të gjitha një marrëveshje e zbatueshme për të dyja vendet”, u shpreh ministri Bushati.

“Jam shumë i gëzuar që në fillim të qershorit do të mbyllim këtë paketë të madhe çështjesh që kishim me Shqipërinë dhe që përmban probleme të viteve 40, 60 apo 70 viteve më parë”, tha Kotzias.

Në një intervistë për televizionin shtetëror të Greqisë, Bushati ka deklaruar se të dyja palët po punojnë për një marrëveshje në lidhje me Zonën Ekonomike Ekskluzive, më të mirë dhe më të drejtë sesa ajo e nënshkruar në vitin 2009 nga dy qeveritë e atëhershme.

“Mund të them se parimet, që ne synojmë t’i aplikojmë në një marrëveshje të re do të jenë më të drejta për të dyja palët, jo si në 2009-n, sepse thelbi në këtë proces diskutimi dhe në përkufizimin e zonave detare nuk qëndron domosdoshmërisht te fitorja e njërës palë përkundrejt tjetrës, por te drejtësia e parimeve që aplikohen në praktikë”, theksoi më tej Bushati.

Në samit, përveç ministrave të Jashtëm të Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë merrnin pjesë edhe ministrat dhe zv.ministrat e Brendshëm, si dhe ata të Transporteve.

Të gjitha palët kanë rënë dakord se, përforcimi i stabilitetit ndërajonal dhe bashkëpunimit në nivel shumëpërmasor në çështjet e kufirit, sigurisë, terrorizmit, migracionit dhe marrëdhënive ekonomike arrihet vetëm me dialog të sinqertë dhe përballje të përbashkët me sfidat e kohës.

Paraardhëse

Ti dhe organi yt, çfarë quhet gjatësi normale

Pasardhëse

Prokuroria pritet të thërrasë ish-ministrin Tahiri

Pasardhëse

Prokuroria pritet të thërrasë ish-ministrin Tahiri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.