• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Për gjithë ata që i shqetëson dorëheqja e Tahirit!

3 May, 2018
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Shqetësimi për dorëheqjen e Saimir Tahirit, duket se është më i madh se shqetësimi për mos dorëheqjen e tij për gjashtë muaj. I ngritur si një mit politik për nevoja të ditës, mbrojtja politike e Saimir Tahirit mori fund formalisht sot nga vetë Saimir Tahiri, duke dëshmuar se ai së paku beson tek liria e tij, më shumë se sa besojnë tek drejtësia, kundërshtarët e tij.

Të gjithë ata që sot vrapojnë të gjejnë arsye të tjera përveç lirisë së tij, tek ai vendim, thjesht dëshmojnë se nuk kanë pasur asnjë ditë shqetësim drejtësinë për Saimir Tahirin, por përdorimin politik të Saimir Tahirit për të dëmtuar drejtësinë.

I shqetësuari i madh nga dorëheqja e Saimir Tahirit ishte ai që foli i pari. Sali Berisha, i cili nuk dha dorëheqje kur i biri varrosi 26 vetë të gjallë në biznesin e partnerit të vet, dhe kur vetë Sali Berisha nuk pranoi as të thirrej për t’u dëgjuar si dëshmitar në vrasjen e katër qytetarëve, duke u mbrojtur politikisht, po përpiqet ta zhvlerësojë dorëheqjen e Saimir Tahirit, për shkak se i duhet të bëjë diçka të ngjashme dhe vetë.

Lulzim Basha, i akuzuar nga Prokuroria një hap para Saimir Tahirit, nën akuzën e shpërdorimit të 220 milionë eurove, dhe ministër i Brendshëm, përgjegjës për vrajsen e katër qytetarëve, natyrisht që është i frikësuar pasi duhet të bëjë diçka të ngjashme. Aq më keq që ndërkohë ai është në një proces hetimor më të thellë se vete Tahiri, për pastrim parash dhe lidhje me nëntokën e politikës ruse, dosje e cila po hetohet nga Uashingtoni në Tiranë.

Për LSI nuk kam çfarë të them, se ata i kanë pasur gjithnjë bezdi këto dorëheqjet për të shkuar para drejtësisë.

Por më tej akoma, dorëheqja e Tahirit është një standard që duhet të trembë dhe Partinë Socialiste. Çdokush në atë parti që nesër mund të ndeshet me akuza për korrupsion apo probleme të tjera të drejtësisë, ka tani një standard të cilin Partia Socialiste nuk mund ta ndryshojë. Ata duhet të gjykohen të lirë nga mbështetja politike, nëse janë nën akuza që krijojnë perceptimin se po mbrohen politikisht.

Por nga ana tjetër, partizanët e teorive konspirative të shantazhit politik, kanë tani një provë të qartë në dorë, se i shantazhuari i madh politik dhe për arsye politike në këtë histori, ishte Saimir Tahiri, dhe jo e kundërta. Ai sot është i lirë nga politika, dhe këtu merr fund çdo shantazh ndaj tij. Tani i vetmi shantazh që ai ka ndaj të tjerëve, është shembulli i tij me dorëheqjen. Fati i tij është shantazhi që tremb më shumë miqtë dhe armiqtë e tij. Dhe bëjnë mirë të tremben! Ka plot arsye që standardi i dorëheqjes së tij të mos jetë një ditë e gëzuar, sidomos  për armiqtë e tij.

Paraardhëse

Hap i vonuar, por i duhur

Pasardhëse

Sulm me armë në një qendër tregtare në SHBA, raportohen viktima

Pasardhëse

Sulm me armë në një qendër tregtare në SHBA, raportohen viktima

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.