• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Rama: Nis llogaridhënia publike! Ndajmë shapin nga sheqeri

2 May, 2018
në Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në fushatën për nisjen e llogaridhënies publike.

“Nisim fushatën e llogaridhënies publike për çka kemi bërë në gjashtë muajt e parë të qeverisjes dhe çfarë duam të bëjmë më tej; por edhe për të dëgjuar qytetarët në çdo njësi administrative të Shqipërisë, për çka ata mendojnë lidhur me punën tonë”, u shpreh Rama në fjalën e tij, gjatë prezantimit të projekteve të reja.

Në aktivitetin e mbajtur mesditën e sotme, në zonën e bulevardit të ri në Tiranë, ai tha se fushata do të shtrihet në të gjithë vendin dhe do të jetë ndryshe nga një fushatë zgjedhore.

Kreu i qeverisë u zotua se do të flitet me qytetarët e të gjitha moshave dhe kategorive, për çka është bërë dhe çfarë mendojnë për punën e bërë dhe si të shtrihet më tutje bashkëpunimi.

“Ky proces nis sot nga Tirana. Me programin kombëtar të punësimit, do të shpjegojmë sektor për sektor mundësitë e reja për punësim që do të krijohen. Objektivi i vitit është 25 mijë të punësuar vetëm nga zyrat e punës dhe besoj se do ia dalim, por nga ana tjetër sfida është që ata që kërkojnë punë të vetëdijësohen se shteti nuk është punëdhënës, por punëkrijues. Kështu që duhet larguar mendësia se vetëm puna në shtet është punë dhe se kur mungon puna në shtet është më mirë kafeneja, se sa puna te privati”, deklaroi ndër të tjera kreu i qeverisë.

Ai u ndal te arsimi profesional, duke bërë me dije se është zgjeruar bashkëpunimi me kompanitë, për të stimuluar formimin profesional.

Rama tha se shteti do të financojë kurset deri në 3 muaj, ku do të bëhet trajnimi profesional, duke thënë se shuma që do të marrin personat që do i nënshtrohen kursit, është më e madhe se ndihma ekonomike.

Ai u ndal edhe në procesin e vettingut duke thënë se ai ka nisur dhe se rezultatet do të shihen ditë pas dite.

“Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar do largohen nga sistemi, nëse nuk justifikojnë pasurinë dhe nëse figura e tyre është e pastër. Kjo është një arsye e fortë për të qenë optimist për të nesërmen”, tha ndër të tjera Kryeministri.

Sipas tij, atyre që thonë se si mundet që njerëz që kanë pasuri marramendëse në radhët e drejtësisë vetëm të largohen nga detyra, paralajmëroi largim, duke thënë se synimi është të ndërtohet sistem i pavarur, efikas dhe që është i guximshëm mbi bazën e atributeve që i

jep Kushtetuta duke garantuar që të gjithë pa përjashtim edhe prokurorë e gjykatës të largohen.

“Janë ata që janë edhe politikanët që prej 28 vitesh nuk kanë bërë gjë tjetër përveç se kanë akuzuar njëri tjetrin dhe kanë krijuar idenë se jemi të gjithë njësoj, të përballen

me këtë sistem dhe të ndahet shapi nga sheqeri”, deklaroi Edi Rama.

Paraardhëse

Pesë gjërat që jua zgjasin jetën me mbi 10 vite

Pasardhëse

Dalin FOTOT e nxehta të princeshës Meghan Markle

Pasardhëse

Dalin FOTOT e nxehta të princeshës Meghan Markle

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.