• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Botërori 1950, vetëvrasje dhe çmenduri

30 April, 2018
në Sport
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga 1938-a deri në 1950-ën: pritja e madhe nga Botërori i tretë tek ai i katërt. Lufta ka shkatërruar Europën, që duhej rindërtuar, për këtë arsye i ka takuar Amerikës së Jugut detyra që t’i rihapte dyert Topit dhe Brazili ka qenë i vetmi vend që ka hedhur kandidtaurën.

Që në 1946-ën, në kongresin e zhvilluar në Luksemburg, FIFA kishte thënë po. Frika që magjia e këtij evenimenti të zhdukej ishte reale. Dhe ishte e domosdoshme që të rihape Kupa e Botës. Trofeu mori emrin e presidentit të FIFA-s në atë kohë, Jules Rimet.

Fundi do të jetë me surprizë, teksa Uruguai ka mundur në finale Brazilin favorit. Një tragjedi që ka shkaktuar edhe disa vetëvrasje. Por ajo e 1950-ës nuk ka qenë një finale klasike.

S’KA ELIMINIM DIREKT

Kanë qenë 13 skuadrat që kanë marrë pjes. Gjermania Perëndimore dhe Japonia nuk marrin pjesë për shkak të Luftës së Dytë Botërore.
Të tjerat nuk kanë mjetet dhe dëshirën për të marrë pjesë. India hoqi dorë pasi “zbuloi” se duhej të luhej me këpucë futbolli: ata ishin mësuar të luanin zbathur. Argjentina ka thënë jo për shkak të grevës së disa prej lojtarëve më të mirë dhe për probleme që kishin lidhje me profesionalizmin. Anglia vendos për herë të parë të zbresë nga froni i “Mbretëreshës së Futbollit” dhe të matet me konkurrencën.

Prania e 13 skuadrave ka bërë që të krijohet një formule e çuditshme: janë krijuar grupet eliminatore (dy me nga 4 skuadra, një nga 3 dhe një tjetër me vetëm dy), më pas është krijuar një grup i fundit me katër skuadra: do të shpallej kampion skuadra që do të kishte më shumë pikë. Për këtë aryse, ndeshja e fundit e kalendari, e luajtur më 16 korrik të 1950-ës mes Brazilit dhe Uruguait, në Maracana, nuk ka qenë një finale e vërtetë, vetëm ndeshja e fundit e grupit.

Brazili kishte 4 pikë, Uruguai 3. Verdhjeshilëve do t’i kishte mjaftuar një barazim për të fituar trofeun dhe nuk kanë asnjë dyshim për fitoren. Kanë kaluar në avantazh dhe nuk kanë hequr dorë nga dëshira për të sulmuar. Një dëshirë e pakuptimtë, por që është në gjakun e tyre. Kështu, organizimi taktik dhe forca fizike e Uruguai-t, prej kohësh arma e tyre më e fortë, i ka ndëshkuar: Schiaffino ka barazuar dhe Ghiggia ka shënuar të dytin 11 minuta para fundit.

FJALËT E JULES RIMET

Për të kuptuar më mirë, këto kanë qenë fjalët e thëna më pas nga Jules Rimet, presidenti i FIFA, për momentin e dorëzimit të trofeut ndaj skuadrës fituese. “Gjithçka ishte parashikuar, me përjashtim të fituesit. Në fund të ndeshjes, duhej t’ia kisha dorëzuar Kupën kapitenit të skuadrës fituese. Një korridor nderi duhej të fromohej nga tuneli deri në mesin e fushës, ku duhej të më priste kapiteni i skuadrës fituese. Natyrisht, Brazili. Përgatita fjalimin tim dhe shkova në dhomat e zhveshjes pak minuta para fundit të ndeshjes”.

Në atë moment, Brazili dhe Uruguai ishin barazim 1-1 dhe ky rezultat i jepte titullin Brazilit. “Por, ndërsa po kaloja në korridor, një heshtje e dëshpëruar mbizotëronte në stadium. As korridor nderi, as himn kombëtar, as fjalim, as celebrim solemn. U gjenda i vetëm, me kupën në dorë dhe pa ditur se çfarë të bëja. Në mes të rrëmujës kam arritur të gjej kapitenin e Uruguait, Varela-n, dhe, pothuajse fshehtazi, i dorëzova statujën e artë, duke i shtrënguar dorën, dhe u largova, pa arritur t’i them asnjë fjalë urimi për skuadrën e tij”.

VARELA, KEQARDHJA E NJË KAMPIONI

“Nëse do ta luaja përsëri atë ndeshje, do të shënoja një autogol. E vetmja gjë që kemi arritur duke fituar atë titull ka qenë të bënim të lumtur drejtuesit e federatës uruguaiane, që i dhënë vetes medalje të arta dhe ne lojtarëve na dhanë medalje argjendi. Kjo ka qenë mirënjohja”. Gjithashtu, ai nuk mund të harronte ata njerëz të shkatërruar nga dhimbja për shkak të humbjes. “Ata që nuk kanë qenë aty nuk mund ta kuptojnë”. Fjalët e Obdulio Varela, kapiteni dhe udhëheqësi i “Celeste”, simboli i një kombëtareje të lumtur se kishte ngjitur majën e botës për herën e dytë dhe “i penduar” për dramën e shkaktuar. Pas ndeshjes dhe ditën e ndeshjes, Varela ecte në rrugët e Rios, “ndihesha keq kur shikoja sa të dëshpëruar ishin gjithë ata njerëz”, ka thënë ai. Jetoi jetën e tij, më pas, larg vëmendjes së botës, mbante familjen e tij. Jetoi edhe në mjerim, duke punuar edhe si parkues makinash: nuk i interesonin nderi dhe titujt.

MBROJTËSI I LIRË, ANTIPASTA E FUTBOLLIT TË SË ARDHMES

Brazili i ka treguar për herë të parë botës skemën e mrekullueshme 4-2-4, me Ademir në rolin e golashënuesit. Një skemë kjo që krijonte shumë hapësira në mbrojtje dhe që i ka ndëshkuar në finale. Në fakt, ka ardhur edhe një barazim 2-2 me Zvicrën modeste. Ka qenë kjo e fundit që ka përdorur për herë të parë një mbrojtës “të lirë”, një pozicion që u imitua nga të gjithë trajnerët e botës dhe që u transformua për 50 vite dhe më shumë në etiketën e futbollistëve legjendarë.

(Telesport)

Paraardhëse

Ja pse nuk duhet të pini kurrë duhan menjëherë pas ushqimit

Pasardhëse

Legjenda e Interit: Juventusi nuk vodhi gjë! Faji ishte i tjetër kujt që humbëm

Pasardhëse

Legjenda e Interit: Juventusi nuk vodhi gjë! Faji ishte i tjetër kujt që humbëm

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.