• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Shantazhi i fundit ndaj Vettingut!

28 April, 2018
në Opinion
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Ka disa ditë që po përpiqet të krijohet një klimë shantazhuese mbi procesin e Vettingut, duke kërcënuar me dorëheqje masive gjyqtarësh apo prokurorësh, dhe po ashtu ka një valë të vërtetë dorëheqjesh nga radhët e policisë. Biles dhe një rast tragjik të një vetëvrasje polici, e ngjyrosën me fajin e Vettingut.

Kur procesi i Vettingut për drejtësinë ishte ende në letër dhe dispozitat parashikonin amnisti për ata që jepnin dorëheqje para se të niste procesi, disa diplomatë të rëndësishëm të Perëndimit, besonin në bisedat private me gazetarë, se do të kishte dorëheqje masive gjyqtarësh dhe prokurorësh. Shumë nga ne të tjerët ishim skeptikë se kjo do të ndodhte.

Në fillim duket se patëm ne të drejtë. Duke jetuar në të njëjtën shoqëri me gjyqtarët dhe prokurorët, kishim ndjesinë se procesi nuk do të funksiononte dhe se të gjithë besonin se do të gjenin një zgjidhje.

Dhe me të vërtetë shifrat ishin aspak optimiste. Pati afërësisht dhjetë dorëheqje gjyqtarësh para se të niste procesi i Vettingut, çka tregonte atë që dhe ne besonim, se shumë nga aktorët e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, nuk e kishin marrë seriozisht procesin.

Mes tyre duket që nuk e kishte marrë seriozisht, as Adriatik Llalla, ish- Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, që në kulmin e reformës në drejtësi, duket se ka lënë gjurmë duke u sjellë si agjent imobilar, duke shitur e blerë toka.

Tani që procesi filloi dhe tre aktorë të drejtësisë janë rrëzuar dhe një është shtyrë për rigjykim, duket se paniku ka prekur gjithë sistemin, dhe në vend të reflektojnë për papërgjegjshmërinë e tyre, që nuk dhanë dorëheqje në kohë, kërcënojnë se do kalojnë sistemin në kolaps, duke dhënë dorëheqje kolektive në shenjë refuzimi.

E vërteta është se procesi është i thellë dhe me vrima shumë të ngushta për të shpëtuar nga rrjeta, por për hir të së vërtetës, nuk kam parë asnjë shenjë në opinionin publik, që të jenë ndjerë të keqardhur për ata që janë rrëzuar. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Vettingun e pasurive, por do të ishte dhe më keq përshembull, që prokurorja e Shkodrës të kalonte Komisionin e Kualifikimit. Ajo mund të shkarkohej nga prokurore, vetëm nga fakti që thotë se formularin “ma plotësoi vjehrra” dhe se “nuk e dija që duheshin deklaruar dhe gjërat e tjera, veç rrogës”.

Por shantazhi i fundit që po bëhet ndaj procesit të Vettingut dhe sidomos kërcënimi me dorëheqje kolektive, tregon se sa jo seriozisht e kanë marrë reformën në drejtësi, vetë njerëzit  e drejtësisë.

Dhe kjo nuk është aq shumë çështje e integritetit personal, se sa e një kulture kolektive të mos ndëshkueshmërisë dhe të arsyetimit final, se mund të gjendet një rrugëzgjidhje me miq apo lekë.

Natyrisht nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Vettingun e policisë. Policia shqiptare ka problemet e saj me korrupsionin, por korrupsioni i policëve shqiptarë është banal dhe i pakrahasueshëm me atë të drejtësisë, përjashto disa drejtorë policie që janë bërë ‘sheikë’ nga ushtrimi i detyrës.

Shumica e policëve shqiptarë vijnë nga varfëria dhe bota informale, dhe mund të kenë plot mospërputhje formale në pasuritë  e tyre, të cilat dukshëm janë afër nivelit real të popullsisë, dhe jo afër ‘sheikëve’ të drejtësisë.

Ideja se duke dhënë dorëheqje kolektive, ata mund të stopojnë procesin, është banale. Ata mund të krijojnë një ngërç kohor në funksionimin e sistemit për pak kohë, por dhe kështu ky sistem është më mire të mos funksionojë, se sa të funksionojë keq. Fakti që ndërkombëtarët e prisnin këtë valë dorëheqjesh pa filluar Vettingu dhe ne po përballemi me të tani që filloi Vettingu, tregon qartë, se kush e kishte marrë seriozisht reformën në drejtësi dhe kush e kishte marrë si “lojë”.

Paraardhëse

Vajza i vdiq para 13 vitesh, e ëma merrte çdo herë telefonatën misterioze

Pasardhëse

Shmanget tragjedia në Tiranë, Policia shpëton vajzën që tentoi të mbytej në liqen

Pasardhëse

Shmanget tragjedia në Tiranë, Policia shpëton vajzën që tentoi të mbytej në liqen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.