• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

5 Euro

27 April, 2018
në Opinion
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Edison Ypi

5 Euro kushtojnë 8 bukë që hahen në një ditë nga 8 familje shqiptare nga ato për të cilat restoranti është një shpikje e panevojshme.

5 Euro dalin e teprojnë për të blerë 2 kilogram fasule Korçe ose Dibre, që zjejnë shpejt, kanë proteina, hahen me qef të shoqëruara me kos.

5 Euro kushton karburanti për të bërë një shetitje në Kepin e Rodonit ose në Ishëm nëpër ca peisazhe prrallore me pyje, qiell, det, me të ik menia e kokës.

5 Euro në monedha të vogla mjaftojnë për të kënaqur mbi 20 herë violinistin e trotuarit që luan Çajkovskin dhe për ti bërë qefin vetes si dashamir i Artit dhe mecenat.

Me 5 Euro mund të blesh një libër të vogël me disa nga perlat e Lasgushit, Introduktat e Nolit, ose novelat më fantastike të Ismail Kadaresë.

5 Euro mjaftojnë për t’ja zbukuruar ditën çdo fëmije të edukuar për së mbari, jo si ata që kanë për baba hajdutin Adriatik Llalla.

Më pak se 5 Euro kushton një program i thjeshtë kompjuterik me të cilin mund të shkarkosh gratis nga Interneti të gjitha kryeveprat e kinemasë botërore.

5 Euro kushton secila analizë mjekësore që do bësh në një laborator për tu bindur se; Mushkritë të kanë marrë fund qysh kur pije cigare Partizani, sytë po ti fik kompjuteri, mendjen po ta torolleps propaganda, ngathtësinë e ke peshqesh nga sedentarizmi, dhjamosjen nga fast fudat, diabetin ta garantojnë ushqimet me brumëra dhe konservanta, origjinë dhe data skadimi të dyshimta.

Afërsisht 5 Euro do të kushtojë në një kafene qerasja e një miku që hiqet për filozof autodidakt i cili do të thotë se në Shqipëri mjekët nuk ti hedhin sytë në dy raste; Kur je nën 30 vjeç si tepër i ri asnjë sëmundje nuk guxon të të afrohet. Kur je mbi 60 vjeç si tepër i vjetër, ke marrë fund, vuan nga gjithçka, s’të ruan dot as Zoti. Çudia është se këtë ta thonë edhe mjekë nën 30 dhe mbi 60.

Me 5 Euro mund të blesh dy konserva peshku me salcë tepër ë shijshme. Do kënaqesh kur ta kullufisësh konservën e parë. Por do gjesh belanë pasi të boshatisësh të nesërmen konservën e dytë. Për arësye që nuk i di asnjë mik, asnjë mjek, asnjë libër, asnjë internet, nuk do të zërë gjumi tërë natën me sytë në tavan duke u munduar të gjesh nëse kjo bela’ të gjeti për shkak të një dobiçllëku të prodhuesit në formën e një energjie artificiale dhe të rrezikëshme që vjen nga cironkat e konservës që s’dihet në cilët pellgje janë zënë, nga vaji që s’dihet nga cili dru e kanë nxjerrë, nga salca që s’dihet në cilin laborator është shpikur.

Nëse shpenzon 5 Euro për të blerë dhe lexuar të gjitha gazetat e një ditë, do të largohet çdo ndjeshmëri dhe do të jetë zhdukur çdo stres. Je çmendur.

Rreth 5 Euro kushton konsultimi me një dernatologe se të krruhen duart. Dermatologia do të japi 5 receta nga 5 Euro secila për myqe dhe antibiotiqe që s’kanë për të bërë asnjë efekt. Do vazhdojë kjo kurë e kotë derisa një ditë të bukur me diell Fieri dhe fllad Puke, do të vijë në mendje ideja gjeniale për të blerë me 5 Euro 10 palë doreza llastiku për të larë enët, dhe ke shpëtuar përgjithmonë nga të gjitha krruajtjet, recetat, dermatologet.

5 Euro kushtojnë rreth 100 kardioaspirina që të ruajnë nga rreziku i infarktit për shkak të episodeve traumatike të përditshmërisë shqiptareske.

Mos i kurse 5 Euro për një magjistricë në një katund të Mallakastrës e cila pasi do të falenderojë me gjithë shpirt për 5 Eurot, do të tregojë fijepërpe mbi pëllëmbë të dorës në vendin e shqiponjave fatin e zvarranikut.

Paraardhëse

Gazetari i TCH degjeneron Arjan Çanin në emision: Debil, kur erdhe nga Gjirokastra haje patate të skuqura

Pasardhëse

“Qëlloje që të mbarojmë punë”. Detaje nga vrasja e të riut shqiptar në Athinë

Pasardhëse

“Qëlloje që të mbarojmë punë”. Detaje nga vrasja e të riut shqiptar në Athinë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.