• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Zbardhet takimi/ Pse u ndërpre mbledhja me Krichbaum ku Rama bërtiste: Gënjeshtër! Gënjeshtër!

26 April, 2018
në Kryesore, Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dosja “Tahiri” ka qenë çështja kryesore që u diskutua në seancën dëgjimore të kryeministrit Rama në Bundestag, në Komisionin për Çështjet Europiane, që drejtohet nga Gunther Krichbaum.

Deputetët gjermanë pyetën Ramën se “si ka mundësi që një ish ministër dhe deputet që i bëhen akuza aq të renda si në rastin e Saimir Tahirit, nuk i hiqet krejt imuniteti, por mbrohet nga mazhoranca qeveritare”, por kryeministri ka dhënë të njëjtën përgjigje që jep vazhdimisht për këtë çështje, se Saimir Tahirit i është hequr plotësisht imuniteti.

Në kundërpërgjigje, Raporteri për Shqipërine i Grupit Parlamentar CDU, deputeti Thorsten Frei tha se kjo nuk ishte e vërtetë. Frei, që pak kohë më parë ishte në Tiranë, tha se kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e Tahirit, ishte refuzuar nga mazhoranca socialiste.

Frei shkoi më tej kur u shpreh se: “Votimi u bë pasi prokurorët u sulmuan publikisht, gjë që është e papranueshme dhe jashtë standardit europian”.

Por pavarësisht rëndësisë së kësaj çështjeje, momenti më i vështirë për kryeministrin shqiptar ka qenë kur deputetët gjermanë nisën të diskutojnë për sulmet që iu bënë nga Tirana kreut të Komisionit, Gunther Krichbaum.

Në fakt Rama e kishte nisur paraqitjen e tij pikërisht me këtë temë.

Që në fillim kërkoi ndjesë për fyerjet e disa mediave në drejtim të kryetarit të Komisionit, Gunther Krichbaum, madje i dënoi sulmet ndaj Krichbaum si shpifje “të poshtra e të ndyra”, por tha se, “si kryeministër i një vendi të lirë, ai nuk kishte mundësi të ndalonte shkrime të tilla prej kazani.”

Por ndryshe nga sa pritej, deputetët gjermanë kanë qenë të mirëinformuar për burimin e fyerjeve dhe sulmeve ndaj kolegut të tyre.

Burimet konfirmojne se deputeti i CSU Florian Hahn e kundërshtoi Ramen, duke i thënë se sulmet ndaj kolegut Krichbaum ishin media pranë tij dhe se “për këtë arsye ndjesa e Ramës nuk i dukej e sinqertë”.

Katia Leikert, zëvendëskryetare e grupit parlamentar CDU. Në ndërhyrjen e saj, ajo tha se ndjesa e kërkuar nga Rama ishte gjëja e duhur, por, nga ana tjetër, të dhënat nga Tirana vinin në dyshim pohimin e kryeministrit se ai nuk ka lidhje me mediat që sulmuan Krichbaum.

Në të njëjtën linjë ishin edhe deputetë të tjerë, përfaqësues të CDU, SPD, të të Gjelberve dhe Liberalëve.

Edhe deputetët e Partisë së Gjelbër e të Majtë shprehën solidaritet me Krichbaumin dhe dënuan sulmet mediatike, ndërsa një përfaqësues i SPD mbajti një qëndrim më të zbutur, me tone shfajësuese ndaj Edi Ramës.

Kulmi i seancës ka qenë momenti kur fjalën e mori Gunther Kirchbaum.

Kreu i Komisionit për Çështjet e Evropës në Bundestag tha se nuk bëhej fjalë thjesht për personin e tij, por për një akt politik me pasoja politike. Krichbaum solli shembuj konkretë, me emra portalesh, që e kishin sulmuar dhe që siç tha ai, kishin lidhje direkte me stafin e Edi Ramës.

Ky ishte momenti i parë, kur Rama ka ngritur zërin duke thënë “Lie, lie”, (Gënjeshtër, gënjeshtër). Ai e ka përsëritur disa herë këtë fjalë, duke e ndërprerë Krichbaumin që fliste në komision. Megjithatë, Kryetari i Komisionit, i cili kishte përpara një raport me informacione për këtë temë, ka vazhduar t’u vendosë emra portaleve që e sulmuan, duke thënë se njëri prej tyre ishte nën ndikimin e Saimir Tahirit dhe një tjetër nën ndikimin direkt të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Të pranishmit në mbledhje e përshkruan këtë si momentin më kritik, sepse Edi Rama është ngritur në këmbë dhe me zë të lartë ka përsëritur “Lie, lie” (Gënjeshtër, gënjeshtër). Nën këtë atmosferë të tensionuar, mbledhja u mbyll, por në mbrëmje deputetët e CDU/CSU të partisë së kancelares Merkel, sipas një vendimi të marrë më herët, kanë braktisur darkën e shtruar për ta nga kryeministri Rama.

Tagesspiel.de raportoi se deputetët e partisë së Merkelit nuk morën pjesë në darkën ku i kishte ftuar ambasada shqiptare me Edi Ramën të martën në mbrëmje.

“Krichbaum kishte kritikuar në të shkuarën mundësinë e hapjes së negociatave me Tiranën, dhe për këtë kishte qenë në fokus të mediave shqiptare, që janë pranë Kryeministrit Rama. Si pasojë e fushatës mediatike, një delegacion nga Unioni do të vizitojë Tiranën në fillim të Majit.

Me një një humor të prishur ka kaluar edhe darka e Ramës, ku deputetët ishin ftuar nga ambasada shqiptare në Berlin: Grupi i deputetëve kishte njoftuar paraprakisht refuzimet për të qenë pjesë e darkës” shkroi Taggespiegel.de.

Marrë nga Lapsi.al

Paraardhëse

Kosovari që po çmend botën me trupin e tij

Pasardhëse

Të gjitha pikëpyetjet për lobistin misterioz të LSI-së

Pasardhëse

Të gjitha pikëpyetjet për lobistin misterioz të LSI-së

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.