• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Telefonatë nga Shullazi dhe tritol pas ikjes në Greqi”, zbardhet dëshmia e Jani Zakës

26 April, 2018
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Së fundi, në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, që akuzohen për veprën penale “shtrëngim për dhënie pasurie dhe grup të strukturuar kriminal”.

Në seancë u paraqit avokati i Ylvi Beqes, Roland Samarxhi, që ishte thirrur për të dëshmuar në procesin gjyqësor në lidhje me regjistrimin e ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Avokati i Beqes ka refuzuar që të dëshmojë përpara Gjykatës, pasi sipas tij, ai vijonte të ishte avokat i dëshmitarit të mbrojtur.

Që në nisje të seancës, avokati i tha Gjykatës se ai mund të zgjidhte me të drejtë të refuzonte të dëshmonte në gjyq. “E vetmja gjë që dua të them është se unë kam kryer veprime të rregullta dhe ligjore. Jam i gatshëm të përgjigjem për çdo veprim timin”, tha Roland Samarxhi, ndërsa përsëriti se nuk donte të dëshmonte.

Mirëpo, avokati i Shullazit, Ravik Gurra, u shpreh se pyetjet e tyre ndaj dëshmitarit nuk ishin konfidenciale, por kishin karakter procedural. Më parë, Ylvi Beqja ka kërkuar që të mos merret parasysh në gjyq dëshmia e mëparshme e avokatit të tij, Samarxhi, pasi sipas tij, ajo është kryer nën presion.

KËRKESA PËR BEQEN
Po kështu, gjatë seancës se djeshme, avokatët mbrojtës rikërkuan që të administroheshin si prova në proces lëvizjen e Ylvi Beqes jashtë vendit, duke u bazuar në të dhënat e sistemit TIMS. Sipas mbrojtësve, këto të dhëna janë thelbësore dhe mund të zbulojnë mashtrimet sipas tyre, të Ylvi Beqes, të cilin e akuzojnë se ka dërguar para në Mal të Zi dhe në Itali.

Sipas avokatit Denion Bogdani, duke iu referuar dëshmisë së Beqes, ai ka takuar noteren Aida Spahiu në Aeroportin e Rinasit për aneksin e kontratës për dhurimin e ish-hotel “Vollgës”, por ky aneks sipas tij është bërë në datën 14 dhjetor 2014.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, në këtë periudhë Ylvi Beqja nuk ka dalë jashtë Shqipërisë nëpërmjet Rinasit, por lëvizjet e tij kanë qenë nga Porti i Durrësit drejt Malit të Zi. Kështu, sipas Bogdanit, Ylvi Beqaj ka gënjyer në dëshminë e dhënë në gjyq. Gjithashtu, avokati Vladimir Meçe kërkoi që të sillej si provë edhe letra që Ylvi Beqja i ka dërguar ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës, kur në vitin 2016 i thoshte që të mos hetohej pronësia e ish-hotel “Vollgës”, por gjyqtarët e korruptuar. Kjo sipas tyre tregon se Ylvi Beqja nuk ka qenë i kërcënuar nga Shullazi dhe e gjitha ka qenë sajesë. Por këto u kundërshtuan nga Gjykata.

DËSHMIA E JANI ZAKËS
Në seancën e djeshme u lexua edhe dëshmia e biznesmenit Jani Zaka, i cili është larguar jashtë vendit dhe nuk gjendet nga autoritetet për të dëshmuar sërish në gjyq. Dëshmia që u lexua është ajo dhënë para Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Disa kohë më parë kam blerë një garazh nga një person i quajtur Fatmir Sinanaj. Garazhi ka qenë i pahipotekuar dhe e kam blerë me kontratë porosie. Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje më ka kërkuar takim Emiljano Shullazi, i cili më telefonoi për këtë punë. Më telefonoi dhe më tha që ishte Emiljano Shullazi dhe duhet të takoheshim për çështjen e garazhit. Atë ditë që më ka marrë në telefon unë nuk isha në Tiranë dhe i them që nuk mundem, por që takimin do ta bënim ditën tjetër.

Të nesërmen më telefonon një person tjetër që ishte Blerim Shullazi, kushëriri i Emiljanos. Pasi kontaktova me të, shkova ta takoja. Ai më tha se duhet të zgjidhja problemin që kisha me Fatmir Sinanajn në lidhje me garazhin që i kish mbajtur peng, por në fakt unë e kisha blerë atë dhe këtë ia thashë edhe atij.

Për të zgjidhur këtë problem, unë duhet të takoja të nesërmen Fatmir Sinanajn, por ky takim nuk u zhvillua asnjëherë, pasi unë u frikësova nga mënyra që më kontaktuan. Unë jam larguar për në Greqi sepse nuk doja të bëja këtë takim. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur edhe një shpërthim pranë garazhit që kisha blerë”, ka thënë ai.

Paraardhëse

Arrestimi i Tahirit, “taksa” e bisedimeve? Gjermania as po, as jo…

Pasardhëse

Çmenduria e radhës në Tiranë, Rama jep leje për 49 kulla të tjera

Pasardhëse

Çmenduria e radhës në Tiranë, Rama jep leje për 49 kulla të tjera

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.