• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Masakër me qentë e rrugës në Tiranë, Bashkia ka krijuar një “Auschwitz”

24 April, 2018
në Kryesore
0
445
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Janë  33 punonjës që  paguhen në  spitalin veterinar të  Kombinatit, me financim të  Bashkisë Tiranë, por që  kjo strukturë  aktualisht e ka ndërprerë  punën për të cilën u krijua.

Burime konfidenciale na kanë informuar se ka kohë  që  spitali veterinar në  zonën e Kombinatit nuk po kryen më sterilizime të qenve pa pronar që  habitatin e tyre e kanë në rrugët dhe lagjjet e Tiranës.

Por mbrëmjen e sotme, emisioni “Stop” në TV Klan ka denoncuar me pamje filmike atë që po ndodh. Pamjet e mëposhtme janë vërtetë të rënda, ndërsa tregojnë sesi qentë endacakë mblidhen dhe vriten përmes acidit të baterive të makinave duke ua injektuar atë.

Prill 2017

Aktivisti – xxx, e mo..!

Roja i Sharrës – Hëëë, ç’bone?

Aktivisti – Si je ti? Si kalove?

Roja i Sharrës – Mirë!

Aktivisti – Eee, shumë erë e keqe mbaka këtu, o burrë! Ça janë gjithë këto qen?!

Roja i Sharrës – Këto të bashkisë.

Aktivisti – Mbaka erë e keqe shumë, o burrë!

Roja i Sharrës – Ka një javë, dy…

Aktivisti – Ëëë…

Roja i Sharrës – Ka një javë a dy që i kanë hedhur qentë.

Aktivisti – Çfarë flet oo?! Po paska sjellë shumë. Ça bëhet?!

Roja i Sharrës – Pooo, tani s’ka sjellë më… këto nja dy ditë.

Aktivisti – Ça thu ti, mo vëlla?! Sa ditë u bënë që s’kanë sjellë më?

Roja i Sharrës – Këto kamionçinat që janë portokalli.

Aktivisti – Ëëëëë i bien këto kamionçinaaat?

Roja i Sharrës – Pooo!

Aktivisti – Ëëëëëëëëë, mbaka shumë erë e keqe mo burrë! Seç dreqin i vrasin këto qentë, pash Zotin!

Roja i Sharrës – Janë kalbësira mo! I vrasin andej rrugëve.

Aktivisti – Ëëëë…

Roja i Sharrës  – I vrasin nëpër qytet rrugëve, mo burrë.

Aktivisti – Po pse i lini t’i hedhin këtu në Sharrë mo burrë?

Roja i Sharrës – Po s’i kemi parë.

Aktivisti – S’i kemi parë. A janë të bashkisë ato?! Ato nga bashkia vijnë.

Roja i Sharrës – Janë me autorizim bashkie, ça me i bo ne?!

Aktivisti – Janë me autorizim bashkie? Po gjynaf, mo vëlla! A nuk janë gjynaf gjithë këto qen?!

Roja i Sharrës – Gjynaf janë, po ato i kanë pastru andej rrugëve, kanë autorizimin dhe shkarkojnë.

Aktivisti – Ëëëëëë…

Roja i Sharrës – Po!

Aktivisti – Pooo, kur vjen ajo makina tjetër?

Roja i Sharrës – Vallahi unë njëherë në tre net vij se jam me turne.

Aktivisti – A, je me turne ti?!

Roja i Sharrës – Poo.

Aktivisti – Ëëë….shiko o xxx, do më bësh një nder mua?

Roja i Sharrës – Ëëë…

Aktivisti – Do më bësh një nder vëllait tënd?

Roja i Sharrës – Çfar nderi?

Aktivisti – Po qe se vjen ajo makina portokalli ose jeshile, ma bëj një zile mo vëlla s’të le pa gjë. Do ta jap një kafe vëllai ty.

Roja i Sharrës – Po mooo!

Aktivisti – Ëëë.

Roja i Sharrës – Po mo! S’bëhet llaf!

Aktivisti – Mirë, mirë!

Ambientalisti dhe aktivisti i mbrojtjes së natyrës dhe të drejtave të kafshëve, Sazan Guri tregoi se të njëjtin qen që ka fotografuar në mëngjes në rrugët e Tiranës e ka parë më pas në qese të zeza, gati për t’u hedhur në landfillin e Sharrës. Ai rrëfen se e ndoqi të gjithë situatën, që prej qendrës së trajtimit në Kombinat, që sipas tij, në fakt është “Auschwitz”.

Sazan Guri tregoi se ka kryer kallëzim penal ndaj Klinikës Veterinare të Bashkisë, në Kombinat dhe se është gati për t’u ballafaquar me Bashkinë e Tiranës lidhur me këtë fenomen.

“Një komb i zhvilluar matet sesi ai sillet me kafshët e natyrën në përgjithësi, por me qentë në veçanti sepse qeni në tokë dhe delfini në det janë dy kafshët më besnike, më të afta, më të dashura, aspak xheloze”, e përmbylli ambientalisti.

Paraardhëse

13 vjet “YouTube”, kompania publikon videon e parë që u shfaq në rrjet

Pasardhëse

Liverpooli prek finalen, shkatërron Romën në “Anfield”

Pasardhëse

Liverpooli prek finalen, shkatërron Romën në “Anfield”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.