• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Misteri për varrin e Saddam Hussein: Ku ndodhen eshtrat e tij 12 vjet pas vdekjes?

19 April, 2018
në Botë, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kanë kaluar 12 vjet nga dita kur Saddam Hussein vdiq pas varjes së tij në dhjetor të vitit 2006, por ende është mister vendi ku ai është varrosur. Shumë persona mendojnë se Saddami është ende gjallë, ndërsa të tjerë kanë dyshimet e tyre se ai nuk u var kurrë në litar. Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Penale në Irak, gjykatësi Munir Haddad, i cili mori pjesë në varjen e ish-sunduesit Saddam Hussein, shprehet se fati i trupit të tij mbetet një mister.

Ai tha se pas ekzekutimit, familja e Hussein kërkoi trupin e tij, në mënyrë që ta varrosnin sipas ritualeve islamike në qytetin al-Awjah në provincën Sheddhedin.
Haddadi në atë kohë ishte kreu i Gjykatës së Lartë Penale. Ai kishte kryesuar për varjen e Saddamit në vitin 2006 dhe e kishte drejtuar vetë Husseinin drejt vendit ku do të varej.

Gjykatësi thotë:

Qeveria e Irakut në atë kohë ra dakord me kërkesën e familjes të tij për ta varrosur në vendlindje. Ai u transportua në al-Aëjah në një helikopter amerikan”.
Duke komentuar raportet për varrin e fshehtë të Saddamit, Haddad tha:
Nuk kam njohuri për pretendimet se kufoma e tij ishte hequr ose se mauzoleumi i tij ishte hedhur në erë”.

Kishte gjithashtu zëra se vajza e tij kishte marrë vendimin për ta varrosur në një vend tjetër. Më tej Haddad shprehet: Roli ynë përfundoi me ekzekutimin e tij dhe transferimin e trupit tek familja, sipas kërkesës së tyre. Ne ishim më njerëzorë sesa ai, pasi e kthyem trupin pas ekzekutimit.

Nga ana tjetër, ai ekzekutoi të afërmit tanë dhe i përdorte për t’i varrosur në varre masive”.
Sheiku Ahmed el-Enzi, anëtar i këshillit të pleqve Salaheddine thotë se familja e Saddamit e çoi trupin e tij në një vend të fshehtë, përpara se grupi terrorist i ISIS të okuponte rajonin. Ai tha se nuk ishte e qartë nëse u zhvendos për shkak të frikës ndaj asaj që ISIS mund t’i bënte kufomës.

Mauzoleumi ku ishte varrosur fillimisht, ishte kthyer në një formë vend pelegrinazhi për mbështetësit e tij. Vendi u hodh në erë nga ISIS, por mbetjet e Sadamit nuk u gjetën aty gjatë asaj periudhe. Në varrin e Sadamit, Forcat Popullore të Mobilizimit të ngarkuara me sigurinë në zonë, thanë se mauzoleumi u shkatërrua gjatë një sulmi ajror të Irakut pasi ISIS vendosi snajperë në çatinë e saj.

Sheiku Manaf Ali al-Nida, një udhëheqës i fisit Albu Nasser, i cili i përket klanit të Sadamit, tha se ai nuk ishte atje për të dëshmuar shpërthimin, por shtoi se është i bindur që varri i Saddam “u hap dhe u hodh në erë”. Asnjë nuk e di se ku ndodhet trupi, ose më mirë të themi, eshtrat e diktatorit. Për disa të tjerë, përfshirë banorin e Bagdadit, Abu Samer, i forti i Irakut është ende gjallë. Ai shprehet: Sadam nuk ka vdekur. Ishte një nga dy sozitë e tij ai që u vra në litar dhe jo Saddami”.

Paraardhëse

«Allah-Allah, këputjani kokën jobesimtarëve»

Pasardhëse

“Apartamenti 2XL” ikën nga Vizion+, shkon në Tv Klan

Pasardhëse

“Apartamenti 2XL” ikën nga Vizion+, shkon në Tv Klan

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.