• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Finalistja e “Etheve” përlot me fjalët për gjyshen, ja çfarë surprize i bën

15 April, 2018
në Rozë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Historia e dytë që u trajtua në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e nënë Haxhiresë ose siç e quante veten “nëna e halleve”. Nënë Haxhireja kishte kaluar shumë vështirësi në jetë. Në moshë të re ajo kishte mbetur e vetme pasi familjarët e saj kishin ndërruar jetë. Vite më vonë jeta i kishte dhënë një tjetër goditje duke humbur bashkëshortin dhe djalin e saj.

Për të harruar sadopak dhimbjen, nënë Haxhireja kishte vendosur që të kujdesej për Himenën që kur ajo ishte 5 muajshe. Ajo i kishte qëndruar pranë Himenës në çdo moment të jetës që nga hapat e parë që Himena kishte hedhur e deri sot.

Himena, një personazh i njohur për publikun shqiptar si finaliste e spektaklit “Ethet e së Premtes” i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të bërë të lumtur nënë Haxhirenë dhe për ta falënderuar për gjithçka që ajo kishtë bërë për të. Në momentin që u hap ekrani nënë Haxhire filloi të qante sepse Himena nisi të këndonte “Këngën e Gjyshes”.

“Të ftova këtu sepse doja të të falenderoja shumë nga zemra, të të falenderoja në një mënyrë që të mos e harroje asnjëherë. Qëkur kam filluar të mbaj mend, të mbaj mend vetëm ty. Ty duke u kujdesur për mua, ty që ke qenë në çdo moment të jetës time. Kam aq shumë gjëra për të të falenderuar, por nuk di nga t’ia filloj. Faleminderit gjyshe që ke ndryshuar jetën time dhe jo vetëm.”

Në momentin që Arbana Osmani po bashkëbisedonte me nënë Haxhirenë, në studio erdhi Albana Perhati, nën petkun e personazhit të famshëm të saj në “Portokalli”, “Bukrën”. Nënë Haxhireja e pëlqente shumë Albanën kur luante rolin e “Bukurës” dhe për këtë arsye ajo ishte e ftuara surprizë për të.

“Ajo nuk është nëna e halleve por mbretëresha jonë. Ajo na ka mësuar se dhimbja kthehet në forcë, na ka mësuar të dashurojmë dhe se jeta pa buzëqeshje është humbje”, – ishin fjalët me të cilat Himena iu drejtua në fund nënë Haxhiresë.

Paraardhëse

Guardiola si dhelpra me rrushtë, ul vlerat e Champions-it

Pasardhëse

Aviacioni shqiptar shpall ‘listën e zezë’ me kompantitë që nuk duhet fluturuar

Pasardhëse

Aviacioni shqiptar shpall ‘listën e zezë’ me kompantitë që nuk duhet fluturuar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.