• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tirana rrezikohet nga sulme terroriste

7 April, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Anëtaret e rezistencës iraniane (muxhahedinët), të cilët janë nën sigurinë e Shqipërisë janë të rrezikuar, teksa mund të ndodhin sulme terroriste, nga regjimi iranian.

Kështu është shprehur Alejo Vidal-Quadras, Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkimin e Drejtësisë (ISJ), i cili ka paralajmëruar se regjimi iranian është në mes të një fushate që rrezikon anëtarët e Rezistencës iraniane (MEK) që u zhvendosën në sigurinë e Shqipërisë pasi u larguan nga kampi në Irak.

Anëtarët e opozitës që kanë jetuar në Irak, kanë kaluar vite duke iu nënshtruar sulmeve çnjerëzore dhe eksperimenteve mjekësore. 178 banorë humbën jetën atje. Shumë prej banorëve më në fund u transferuan në mënyrë të sigurt në Shqipëri ku u pritën ngrohtësisht. Ishte një arritje e madhe kur banorët e fundit u larguan nga Iraku dhe u konsiderua si një sukses i madh humanitar pas një nisme të fortë që përfshinte një sasi të konsiderueshme të presionit diplomatik. Kjo përfshinte Kombet e Bashkuara, ISJ-në, Senatorët e SHBA-së dhe Kongresmenët, anëtarët e Parlamentit, personalitetet amerikane dhe politikanët evropianë.

Vidal-Quadras ka bërë thirrje që të ndërmerren masa të menjëhershme në mënyrë që fushata e Republikës Islamike kundër disidentëve të anulohet. Ai thekson se regjimi iranian ka vënë në shënjestër grupin kryesor të opozitës, Organizatën Popullore të Muxhahedinëve të Iranit (PMOI ose MEK), për dekada dhe ka vrarë mbi 100,000 aktivistë.

Ai gjithashtu tha se vrasjet dhe ekzekutimet e anëtarëve të MEK dhe simpatizantëve janë të shoqëruar nga “një operacion masiv i sulmeve të këqija nga Teherani, agjentët e tij dhe lobistët”.

Regjimi iranian është në një situatë të dëshpëruar pas protestave të përhapura që filluan në fund të dhjetorit, në të cilat njerëzit protestuan në mbi 140 qytete në Iran. Njerëzit bënë thirrje për ndryshim të regjimit, sepse e dinë se është shansi i tyre i vetëm i lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Për të kundërshtuar izolimin në rritje të vendit, regjimi po rrit fushatën e shtypjes dhe tani po synon grupin MEK në Shqipëri.
Në fund të marsit, media e Shqipërisë njoftoi se forcat e saj të sigurisë kishin arrestuar dy iranianë që erdhën për të mbledhur informacione dhe për të spiunuar mbi MEK.

Vidal-Quadras paralajmëroi se: “Përvoja e kaluar ka treguar që këto lloj aktivitetesh janë si sinjale për akteve terroriste. Dhe për të plotësuar këtë përpjekje, regjimi iranian po përgatit veprime në Parlamentin Evropian, me ndihmën e disa deputetëve pro-Iranian, të synuara për shpërndarjen e gënjeshtrave dhe akuzave kundër opozitës”.

Ai përmendi se Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e Iranit ka rekrutuar Massoud Khodabandeh, i lindur në Iran, dhe bashkëshorten e tij britanike, Ann Singleton, për të përhapur akuza kundër MEK. Teksa Singleton ka udhëtuar në Shqipëri të paktën tre herë gjatë disa muajve të fundit, ku ajo flet çdo herë kundër MEK-ut.

Vidal-Quadras tha se Singleton dhe disa të tjerë do të marrin pjesë në një takim në Parlamentin Europian në ditët e ardhshme (në vijim të aktiviteteve të tyre kundër popullit iranian dhe MEK).

Ai shtoi se është thelbësore që autoritetet përkatëse të veprojnë menjëherë, veçanërisht kur ka indikacione nga ngjarjet e kaluara se një sulm terrorist mund të jetë i afërt. Ai theksoi se regjimi nuk po rrezikon vetëm sigurinë e refugjatëve iranianë dhe të anëtarëve të MEK, por Evropës si një e tërë. Burimi: irannewsupdate.com

Paraardhëse

Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them si puth

Pasardhëse

Kjo është makina superluksoze e deputetes socialiste, më parë ishte … /Foto

Pasardhëse

Kjo është makina superluksoze e deputetes socialiste, më parë ishte ... /Foto

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.