Pashke Gjoka 58 vjeçe me banim në afërsi të Kishës së Shna Ndout në Laç, e cila tregtonte qirinj anës së rrugës, në ditën e pelegrinazhit, është bërë pre e dhunës nga forcat e policisë.
Sipas të dhunuarës, disa efektivë të policisë kanë tentuar të largojnë gruan, ndërsa e kanë tërhequr me forcë, duke i shkaktuar dëmtime në trup. 58 vjeçarja është dërguar në spitalin e Laçit për mjekime.
Sipas saj policia në mënyrë selektive largon tregtarët e qirinjëve, ndërsa kjo është dhunuar, madje të afërmit e saj kanë bërë denoncim pranë komisariatit të Kurbinit, për dhuënë e ushtruar nga policia.
Diskutime rreth kësaj post