• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Sot 1 prilli! Kujdes se mos iu gënjejnë…

1 April, 2018
në Kuriozitete
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sot është 1 prilli! Në të gjithë botën kujtohet si dita e gënjeshtrave dhe që vazhdon edhe sot.

Kjo festë me origjinë pagane dikur shënonte ardhjen e pranverës.

Në fillesat e krishterimit, shumë njerëz talleshin me ata që ende e festonin këtë datë. Në Australi banorët e Melburnit ishin ata që u bënë të parët viktima të shakave të kësaj dite. Me t’u gdhirë dita e 1 prillit ata panë se si makinat e tyre ishin mbështjellë me qese plastike.

Pas kësaj iu desh që të çlironin makinat për të vazhduar të qetë ditën. Nuk dihet se kush ua punoi rrengun, por ajo që dihet është se shumë prej banorëve e morën këtë veprim me humor.

Dijetarët e traditave popullore japin versione të ndryshme, të bazuar më shumë në hamendje se në teori të provuara shkencërisht, që e rrethojnë lindjen e kësaj tradite me një atmosferë misterioze.

Midis hipotezave të ndryshme dy janë më të mundshme. Njëra nga hipotezat aludon periudha përtej vitit 154 para erës sonë, kur 1 prilli shënonte fillimin e vitit. Më 1564 Mbreti Charles IX vendosi të miratojë kalendarin Gregorian dhe të zhvendoste fillimin e vitit në fillim të janarit. Disa nga oborrtarët nuk e pranuan ndryshimin, por u tallën dhe qeshën.

E si pasojë filluan të tallen çdo vit, duke i dërguar “tradicionalistëve” çdo 1 prill dhurata, gënjyer ose i ftoin ata në festa fantazmë.

Hipoteza tjetër, mjaft e përhapur, i referohet një riti pagan, të lidhur me kalendarin e vjetër Julian, kur 1 prilli shënonte fillimin solstik pranveror. Pas dimrit, ardhja e pranverës shënonte rinovimin e tokës dhe jetës. Me këtë rast, midis 25 mars dhe 1 prillit, ato përdornin dhurata për të marrë me të mirë zotat dhe bënin sakrifica të ndryshme për nder të tyre.

Festa ishte gjithashtu një mundësi për të shprehur veten maksimalisht në liri të plotë: me shaka, tallje, gënjeshtra. Me ardhjen e Krishtërimit në Perandorinë Romake festat e këtij lloji, me vullnetin e Kishës, u zëvendësuan me festat e tjera fetare, në mënyrë për të zhdukur përgjithmonë zakonet dhe traditat pagane.

Kështu dhe festa e 1 prillit të zëvendësohej me atë të Pashkëve. Njerëzit që këmbëngulnin në festimin e ritit të vjetër pagan ishin objekt tallje dhe shakaje të të gjitha llojeve.

Të dyja hipotezat, megjithatë, konfirmojnë origjinën pagane dhe gazmore të festës, e cila vazhdon edhe sot, megjithëse me nuanca të ndryshme, për të qëndruar gjallë në pjesën më të madhe të botës.

Edhe faqet e mëdha të internetit herë pas here nxjerrin lajme shumë të çuditshme. Edhe kjo gjë ndodh çdo 1 Prill kur nëpër faqe të ndryshme apo në lajme e televizione dëgjon diçka që s’të mbush mendjen.

Kështu që po ju paralajmërojmë: Kujdes, sot kujtoni që është 1 prilli!

Paraardhëse

Dje i mbahej fryma, sot Rama rikthehet arrogant para gazetarëve. Ja çfarë tha

Pasardhëse

Protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit, Prokuroria lëshon 24 urdhër-arreste

Pasardhëse

Protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit, Prokuroria lëshon 24 urdhër-arreste

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.