• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Drejtoresha e “Sami Frashërit”: As nuk i pres fare! LGBT kërcënojnë Ramën: Do njoftojmë …

29 March, 2018
në Kryesore, Politikë
0
103
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas reagimit të drejtoreshës së Sami Frashërit, Teuta Dobi, se nuk do të pranonte në gjimnaz përfaqësues të LGBT, Xheni Karaj dhe drejtuesit e tjerë të LGBT i kanë drejtuar një letër Kryeministrit Edi Rama.

Në letrën e tyre thuhet se Rama duhet të tregojë hapa konkretë se të drejtat e njeriut respektohen në Shqipëri.

Sipas tyre Kryeministri duhet t’i kthejë përgjigjen e duhur kësaj drejtoreshe që shkel të drejtat dhe kodet e etikës.

Më tej, LGBT theksojnë se do njoftojnë “ndërkombëtarët” për çdo rast të shkeljes së të drejtave të tyre.

“Ju njoftojmë se ne do të njoftojmë çdo organizëm ndërkombëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë rast dhe për dhjetëra raste të tjera flagrante kur mësuesit keqtrajtojnë personat e perceptuar si pjesëtarë të komunitetit LGBT, raste që i kemi parë me sytë tanë, e që jo pak herë ua kemi bërë edhe juve të ditur.”-thuhet në letër.

Letra drejtuar Ramës:
Ditën e sotme kemi lexuar të skandalizuar një intervistë që drejtoresha e gjimnazit “Sami Frasheri” në Tiranë ka bërë për gazetën Shekulli.
Në këtë intervistë të datës 29 mars, Teuta Dobi drejtoreshë e një prej gjimnazeve më të rëndësishëm të Shqipërisë shprehet, ndër të tjera ndaj personave LGBT, që do apo nuk do mësuesja janë edhe nxënës të shkollës që drejton:

“Nuk e di për këto takime, por unë nuk jam dakord personalisht. Nuk kam arsye t’i pres, pasi nuk kanë çfarë t’u tregojnë njerëzve. Unë mirëpres një muzikant apo kompozitor që t’ju them fëmijëve që të bëheni kështu. Ata nuk i mirëpres fare”.

Zoti Rama,
Ashtu siç jemi të sigurt se ju e dini shumë mirë, ky është një rast flagrant që nuk duhet lënë pa përgjigje. Zonja në fjalë jo vetëm që ka shkelur gjithë kodet e etikës të profesionit të nderuar që përfaqëson por mohimi për të trajtuar këdo në mënyrë të barabartë është një veprim i dënueshëm nga ligjet shqiptare.

Një gjuhë e tillë jo vetëm që fyen qindra dhe mijëra nxënës të komunitetit LGBT dhe prindërit e tyre, por është treguesi flagrant se bullizmi në Shqipëri, për fat të keq, frymëzohet jo vetëm nga mungesa e programeve edukuese në shkolla, por nga shumë mësues të paditur të cilët përbëjnë një rrezik publik për fëmijët dhe të rinjtë.

Ju njoftojmë se ne do të njoftojmë çdo organizëm ndërkombëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë rast dhe për dhjetëra raste të tjera flagrante kur mësuesit keqtrajtojnë personat e perceptuar si pjesëtarë të komunitetit LGBT, raste që i kemi parë me sytë tanë, e që jo pak herë ua kemi bërë edhe juve të ditur.
Ne tashmë kërkojmë hapa konkretë që të bindemi se e keni seriozisht çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut.

Paraardhëse

DETAJET/ Në garë me njëri-tjetrin për pasagjerë, si ndodhi aksidenti në Sukth /Foto

Pasardhëse

Berisha ia plas në Kuvend Hysenit: Alket, hajdut tokash si ti nuk ka, shko zgjidh qelinë, nesër…

Pasardhëse

Berisha ia plas në Kuvend Hysenit: Alket, hajdut tokash si ti nuk ka, shko zgjidh qelinë, nesër…

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.