• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

“O llapaqen i batutave”, Basha shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët po e paguajnë 2 herë mirëmbajtjen

29 March, 2018
në Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka bërë sërish llogaritë sot në parlament për pagesën e rrugëve nga shqiptarët duke iu referuar taksës së Rrugës së Kombit.

Basha tha se shqiptarët po paguajnë për mirëmbajtjen e rrugëve në taksën prej 240 lekësh në karburant. Ndërsa tani kërkohet edhe pagesë ekstra për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Nuk kanë munguar etiketimet e kryedemokratit për kryeministrin Rama.

“Sapo ra me këmbët e veta në gropën që vetë e ka hapur. Një njeri i cili me të vërtetë nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë për asgjë që bën. Në 5 vite në pushtet Edi Rama e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit. 100 lekë në janarin e vitit 2014 dhe 100 lekë të tjera në janarin e vitit 2015, duke shtuar këtu edhe TVSH, vlera totale e taksës Rama mbi çdo litër që përdorin shqiptarët është 240 lekë për letër.

240 lekë merr çdo ditë Edi Rama nga xhepat e shqiptarëve për taksën e qarkullimit. Çfarë është taksa e qarkullimit ua shpjegojnë ministrat e Edi Ramës. Karafili me anglishte por edhe Cani e kanë shpjeguar që taksa përdoret kryesisht për mirëmbajtjen e rrugëve.

Po na thuaj pak o llapaqen i batutave pse paguajnë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit. Pse vazhdon t’u marrësh shqiptarëve 240 lekë për litër. Sapo e the vetë o njëra, o tjetra. Nuk të shpëton ngërdheshja, tregon vetëm sa i pacipë je. Duhet të ulje kokën ose t’i kërcisje një shpullë mësuesit të anglishtes. Se do vijmë dhe tek matematika jote, e njohim dhe matematikën tënde.

E gjete taksën e karburantit 7 lekë për litër, e shtove 2 herë. Vetëm me taksën e rritur, ta quajmë taksa “Rama” ti u merr shqiptarëve 120 milionë dollarë në vit vetëm me taksën e rritur. Ngërdheshu se s’ke ça të bësh, o të ngërdheshesh ose të marrësh në dru atë që të mëson”, deklaroi Basha.

Paraardhëse

Taksa për ‘Rrugën e Kombit’: Ja sa rritet çmimi i biletës

Pasardhëse

Jetë luksi edhe në banesën e fundit, varret madhështore të mafiozëve rusë /Foto

Pasardhëse

Jetë luksi edhe në banesën e fundit, varret madhështore të mafiozëve rusë /Foto

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.