• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Teatri kombëtar dhe kullat/ Rama-Veliaj, pazar me fitim 100 milion euro

22 March, 2018
në Kryesore, Politikë
0
90
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një nga temat më të nxehta të aktualitetit, e cila shpërtheu disa javë më parë është rindërtimi i Teatrit Kombëtar, i cili sipas shumë mediave shoqërohet me një pazar të pistë korruptiv, prej qindra milion eurosh me falje toke nga shteti, por edhe me qëndrimin e fortë të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj, se teatri do të bëhet i ri dhe gjithçka ka marrë fund.

Përtej akuzave, qëndrimeve të medias dhe reagimeve të kryeministrit, qëndrojnë faktet dhe analizave dhe detajeve që do të ketë investimi për ndërtimin e një teatri të ri, nëpërmjet bashkëpunimit shtet-privat.

Analiza e mëposhtme jep argumentat, sa është raporti midis palëve, cilat janë vlerat marramendëse, çfarë humbin qytetarët, çfarë fiton qeveria dhe pse akuzohet për korrupsion.

Teatri i ri Kombëtar do të zërë vetëm 3000 m2 truall ndërtimi, ndërsa në total sipas prezantimit të bërë kryeministri Edi Rama, do të jenë 9 mijë metra katror ndërtim.

Përballë qëndron projekti i kullave. Qeveria dhe Bashkia e Tiranës, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj do t’i falin ndërtuesit të Teatrit një sipërfaqe thuajse të barabartë me atë që do të ndërtohet në teatër.

Në total sëbashku me disa aktivitete private në truall publik, shteti ka në pronësi rreth 7500 metër katror, sëbashku me 130 metër katror që është parking i Bashkisë së Tiranës tek ish-godina e PD –së.

Në fakt sipërfaqja e ndërtimit do të shtohet me një spostim të godinës të teatrit të ri kombëtar, duke u afruar më tej më Ministrinë e Brendshme, ç’ka bën që të shtohet edhe më shumë sipërfaqja, që do t’i jepet për ndërtim, sipas formulës PPP, një biznesi afër kryeministrit Rama, i cili njëherësh është dhe në shërbim të Erion veliajt.

9 mijë metër katror për teatrin, 70 mijë metër katror për kullat

E në rast se teatri ka në total 9 mijë metra katror ndërtim, kullat pritet të shkojnë në një sipërfaqe rreth 70 mijë metër katror.

Janë 6 kulla të cilat fillojnë nga 12 në 22 kate me një sipërfaqe mesatare, ku gjurma e ndërtimit është afërsisht 6 000 metër katror.

Këtu, duke llogaritur 4500 metër katror sipërfaqe që shteti do ia japë privatit, plus 1200 metër katror që rezulton në pronësi të firmës së ndërtimit në zonën ku po projektohet teatri i ri dhe ndërtimi i kullave, kemi një sipërfaqe që shkon afërsisht 5700 metër katror.

Koefiçienti i shfrytëzimit shkon në 70-80 përqind, në 4500 metër katror që është gjurma e ndërtimit të kullave, duke llogaritur këtu, mesataren e lartësisë së tyre, në 16 -17 kate rezulton që sipërfaqja totale e ndërtimit të jetë rreth 70 mijë metër katror.

Kjo sipërfaqe ndërtimi do të ketë dy forma, apartamente banimi dhe ambjente shërbimi. Janë rreth 4 kate shërbimi dhe 3 kate nëntokë parking, ndërsa pjesa tjetër është për ambjente banimi, apartamente.

Fitimi marramendës i privatit, të ardhurat 300 milion euro

Çmimi i një metër katror apartament në zonën ku do të ndërtohet shkon 2500 euro metri katror, nga rreth 70 mijë metër katror ndërtim, apartamente janë rreth 50 mijë metër katror.

Pra, vetëm nga apartamentet, të ardhurat janë afërsisht 125 milion euro. Ambjentet e shërbimit, pra, dyqanet dhe zyrat në atë zonë kanë një çmim nga 10 -12 mijë euro metri katror.

Në qoftë se do të marrim një sipërfaqe prej rreth 15 mijë metra katror nga shitja e ambjenteve të shërbimit do të ishin rreth 160 milion euro të ardhura.

Në rast se, bëjmë një llogari të thjeshtë vetëm me apartamentet dhe ambjentet e shërbimit kompania do të xhironte të paktën 285 milion euro.

Këtu nuk përfshihen shitja e parkingut dhe minimalisht të ardhurat nga investimi në 6 kullat, që nuk shkon kurrsesi më pak se 300 milion euro.

Këto shifra bazohen mbi të dhënat e kateve në projekt-ide, sepse ato mund të shtohen. Këtu gjen vend fjala e urtë “oreksi vjen duke ngrënë”.

Me 300 milion euro të ardhura, kompania do të investojë, siç pretendohet nga Veliaj rrethj 30 milion euro për Teatrin e ri.

Në fakt, me kostot e tregut, teatri do të kushtonte sa gjysma e kësaj vlere, sepse Veliaj me lapsin e tij e ka nxjerrë me kosto tre-katër herë më shumë se stadiumi i Shkodrës.

Privati 10, Qeveria 1

Pra, shteti do marrë një teatër që kushton gjysmën e vlerës që thotë Veliaj, pra rreth 15 milion euro, do të falë 4 500 metër katror tokë në një nga zonat më me vlerë dhe më të shtrenjta të Tiranës, e nga ana tjetër biznesi që do të ndërtojë kullat do të xhirojë rretrh 300 milion euro me një fitim të pritshëm në përfundim, prej të paktën prej 100 milion euro.

PPP e fundit me teatrin kombëtar nuk ka nevojë për shumë filozofi. Marrim një teatër që vlen 15 milion euro, i falim privatit truall 4500 metër katror dhe ai në fund duke i shfrytëzuar fiton mbi 100 milion euro. Raporti shtet-privat në këtë PPP, Rama –Veliaj –klinetelë qëndron një me dhjetë. Një shteti dhe dhjetë privati. Ky është raporti i vërtetë që kushton me qindra milion euro./CNA.al

Paraardhëse

Nga LSI-ja largohen dhe këshilltarët e Shkodrës: Ndiqni shembullin tonë

Pasardhëse

Xhuliani tregon kush ishte familja më e madhe mafioze: Si i luftova “Padrinot” e Nju Jorkut

Pasardhëse

Xhuliani tregon kush ishte familja më e madhe mafioze: Si i luftova “Padrinot” e Nju Jorkut

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.