• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Zogu i kokainës”, njihuni me shqiptarin krahu i djathtë i shefit të klanit Kamorra /Foto

21 March, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
61
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një operacion i madh ku u perfshine 200 karabinierë me helikopterë e automjete, sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, u mor sot ne Itali ku 2 grupe kriminale u prangosen, një me influencë të Camorrës, ndërsa tjetri me bashkëpunim me eksponentë të ‘Ndrangheta. Të dyja këto banda kriminale operonin në Romë.

Janë lëshuar 19 urdhër arreste për disa shqiptarë, mes tyre edhe një grua.

Orial Kolaj
Orial Kolaj

Emër i njohur për policinë italiane është shqiptari Arbën Zogu, i arrestuar edhe në vitin 2015 për trafik kokaine.

Kush është Arben Zogu?

Zogu njihet ndryshe edhe si: Rikardino, “Ricky”, ose l’albanese (shqiptari).

Shqiptari ishte një ndër 9 të arrestuarit gjatë një operacioni antidrogë të vitit 2015.

Ai shiste kokainë dhe drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë. Roma ishte vendndodhja e shitjes së drogës.

Rikardino, ka qenë gjithashtu krahu i djathtë i bosit italian të Kamorrës dhe në vitin 2013 i ka dërguar një mesazh kërcënues gazetarit të njohur italian, Lirio Abbate që të bënte kujdes kur shkruante artikuj ku përmendej shefi i tij.

Gazetari thelloi artikujt e tij më 13 dhjetor 2013 kur publikoi në “L’Espreso” një hartë të përditësuar me emrat dhe mbiemrat e njerëzve me ndikim në botën e krimit, duke u përqendruar në personazhet “Far-west”, ku një prej katër mbretërve të Romës ishte Michael Sense, që ndryshe thirrej si “i çmenduri”.

Ai i kishte shkruar në mesazh:

Bëj kujdes, ka njerëz që qëllojnë”.

Menjëherë pas arrestimit të Sense, gazetarit italian i erdhi paralajmërimi të ruhej.

Shqiptari ishte i lirë dhe kishte urdhëruar njerëz të vrisnin gazetarin. Me veprimtarinë e tij të zgjeruar në zonën e Urës Milvian, ai kishte goxha pushtet.

Dega e shpërndarjes së kokainës që udhëhiqte Zogu, shtrihej në zonën e quajtur Capitoline dhe ishte një përbërje e Kamorrës, pikërisht e klanit kazalezi.

Shqiptari kishte fituar në Capitoline respektin e kumbarëve mafiozë të drogës atje.

Gjatë hetimit u zbulua se atij i kishin sjellë një dërgesë me 20 kg kokainë nga Spanja.

Në krye të këtij operacioni dorëzimi ishte trafikanti i drogës Elis Çoku (Santa Lusia) si furnizues, truproja Petrit Bardhi (Titi), Elvis Demçe (Çezari), i arrestuar kohët e fundit si nxitës i vrasjes së Federico De Meo dhe Hektor Ibrahimi, (Pluto).

Lirio Abbate
Lirio Abbate

Klani i kazalezëve kishte arritur të ngrinte një monopol në shpërndarjen dhe dhënien me qira të slot-makinave, basteve dhe lojërave.

Video pokeri menaxhohej nga italianët të cilët përdornin tre shqiptarë për imponuar instalimin e makinave të lojërave të fatit.

Kjo treshe hynte në veprim kur blerësi refuzonte instalimin e makinave të lojërave elektronike.

Shqiptarët e frikshëm në zonë ishin Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin “autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit”.

Nga përgjimet dalin frazat “Oriali është një makinë lufte”.

Paraardhëse

Diçka e çuditshme ndodhi sot në aeroport, njerëzit të shtangur vetëm fotografonin

Pasardhëse

“I shtypi një 15-vjeçar dhe iku”, ja si ndodhi aksidenti tragjik me 2 të vdekur natën e sotme

Pasardhëse

"I shtypi një 15-vjeçar dhe iku", ja si ndodhi aksidenti tragjik me 2 të vdekur natën e sotme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.