• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“I dashuri më tha, të vras ty e djalin po tregove…”, detajet e reja për dashnorët vrasës po lajthisin dyrnjanë

4 March, 2018
në Aktualitet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e djeshme Gjykata e Vlorës la në burg Kasëm Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin, të akuzuar për vrasjen dhe më pas djegien më 21 janar të këtij viti të Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir.

Mësohet se Hysnie Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi janë sjellë të veçuar në Gjykatë, ndërsa seanca është zhvilluar e përbashkët. Që në fillim të seancës, trupa gjykuese e pyeti 32-vjeçaren nëse ndihej e penduar.

Por përgjigja e saj ishte shumë e thatë, “po, jam penduar, madje, shumë”.

Gruaja ia ka hedhur fajin e krimit të rëndë të dashurit të saj, duke mos pranuar që kishte marrë pjesë në krimin e kryer, sipas saj, nga Kasëm Pirjasi.

“Ndjehem e penduar se nuk kam kallëzuar krimin, por isha e kërcënuar dhe i druhesha opinionit publik për gjithçka kishte ndodhur. Kasëmi erdhi dhe më tha se mbaroi gjithçka, mbasi kishte vrarë dhe vënë flakën banesës. Më kërcënoi se, nëse do të tregoja, do të më vriste mua dhe fëmijën. Por ndjehem e penduar, që fsheha armën e krimit dhe nuk kallëzova për ngjarjen e rëndë”, ka deklaruar gjatë seancës Hysnie Hoxhallari.

Dhe deklarata e saj është e njëjta më atë çfarë ajo ka pranuar dhe pranë grupit hetimor, pas arrestimit. Ndërkohë, të vetmet fjalë të të akuzuarit tjetër Kasëm Pirjasi, 26-vjeçar ishin se “jam i shokuar”.

I riu deklaroi se i përmbahej deklaratës së dhënë para grupit hetimor. Sipas të dhënave, para grupit hetimor i riu është shprehur se “e kreva vrasjen pasi isha xheloz për Hysnien, dhe nuk e takoja dot pas kthimit të burrit të saj nga Greqia. Nuk ka pasur persona të tjerë në momentet e kryerjes së krimit. I vura flakën banesës për të humbur gjurmët, pasi vrava Olsi dhe Selkie Hoxhallarin”, ka deklaruar ai.

Hysnie Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi kishin një lidhje dashurie mes tyre prej disa vitesh, ndonëse bashkëshortja e 26-vjeçarit ishte kushërirë e dytë me Hysnien.

Policia ka pasur dyshime të forta mbi 32-vjeçaren dhe implikimin e saj në ngjarje.

Dyshimet e Policisë u shtuan kur ajo kërkoi me ngulm shembjen e ambientit ku u vranë dhe më pas u dogjën Selkie dhe Olsi Hoxhallari. Pas kësaj, gruaja është vënë në përgjim nga ku është rënë edhe në gjurmë të Kasëm Pirjasit.

Paraardhëse

Këngëtari i njohur shqiptar: Këtu kanë vlerë vetëm njerëzit ordinerë dhe k….t

Pasardhëse

Shembja e urës izolon fshatarët: Nuk nxjerrim dot produktet në treg

Pasardhëse

Shembja e urës izolon fshatarët: Nuk nxjerrim dot produktet në treg

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.