• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kundërshtarët e Bashës në PD nisin partinë e re

4 March, 2018
në Politikë
0
32
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kundërshtarët e Bashës në PD kanë nisur një tur të ri takimesh me simpatizantë të PD.

Dy prej themeluesve të Lëvizjes për Ringritjen e PD-së, Astrit Patozi dhe Ridvan Bode kanë  mbajtur një tur në Juglindje të vendit, Korçë, Pogradec e Devoll, zona ku Bode ka marrë disa herë mandatin e deputetit.

“E vetmja rrugë është aktivizimi i të gjitha kapaciteteve të Partisë Demokratike, në funksion të një reformimi të thellë të saj”, shkruan Patozi.

Dje, edhe ish nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli deklaroi se duhet një forcë e re politike.

“Në kushte kur populli më shumë se kurrë ka nevojë që dikush me sinqeritet të thotë të vërtetën e tyre”, shprehet Jozefina Topalli.

Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e PD-së, tha se vendi është në emergjencë kombëtare, ku qeveria dhe opozita janë dy gjysmat e një të keqeje.

Nga Astrit Patozi

(Pas takimeve me demokratët e Korçës, Pogradecit dhe Devollit)

Fati i Partisë Demokratike dhe e ardhmja e opozitës në përgjithësi, në kushtet e një qeverisje të korruptuar dhe arrogante, ishin në qendër të takimeve me përfaqësues të spikatur në vite të demokratëve të Korçës, Pogradecit dhe Devollit gjatë kësaj fundjave.

Ky tur shënon nisjen e një komunikimi të ri të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, pasi platforma politike e paraqitur disa muaj më parë prej saj nuk u vlerësua te merrej në konsideratë nga kryetari Lulzim Basha dhe lidershipi i tij.

Në takimet, ku mora pjesë së bashku me zotin Ridvan Bode dhe firmëtarë të tjerë të plaformës politike, kam ngelur i impresionuar nga kthjelltësia dhe motimi i shumë prej figurave me kontribute të veçanta në vite të atyre degëve të Partisë Demokratike.

Ka një bindje të konsoliduar tek të gjithë që Partia Demokratike po humbet dita ditës terren për shkak te drejtimit te gabuar dhe nuk ka asnjë sinjal pozitiv që ky trend rrënues do të ndalet.

Sipas tyre, nuk po bëhet as përpjekja minimale për ta bashkuar partinë, dhe ky është një fenomen, që fillon në Tiranë dhe mbaron në fshatin më të largët të Shqipërisë.

Nga ana tjetër Partia Demokratike gjendet në një krizë të fortë përfaqësimi dhe idesh, e cila shprehet në të gjithë performancën negative të saj, sidomos në vitin e fundit.

Në këto rrethana, e vetmja rrugë është aktivizimi i të gjitha kapaciteteve të Partisë Demokratike, në funksion të një reformimi të thellë të saj.

Në të gjitha takimet u theksua nevoja që Lëvizja për Ringritjen e PD nuk ka më asnjë arsye pse të presë “zgjimin” e Lulzim Bashës dhe se demokratët në gjithë vendin duhet ta marrin vetë në dorë fatin e tyre.

Sipas tyre, zoti Basha, sa nga dashakeqësia aq edhe nga paaftësia, nuk ka ndërmend të marrë ndonjë hap për ta ndryshuar gjendjen, ndaj është e domosdoshme nisja e një aksioni të ri politik që do t’i kthejë të djathtës shpresën dhe besimin.

Paraardhëse

Lajme të ‘zeza’ nga moti/ Ja çfarë pritet të ndodhë me kohën në muajin Mars

Pasardhëse

Kujdes me këto 3 shenja! Janë më manipulueset…

Pasardhëse

Kujdes me këto 3 shenja! Janë më manipulueset…

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.