• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kokaina kolumbiane në Shqipëri, dalin detaje të reja, ja kush e dha i pari informacionin

2 March, 2018
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mediat meksikane kanë publikuar detaje rreth operacionit të së enjtes ku u sekuestruan 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, si dhe për klanin e narkotrafikut i cili kishte nisur ngarkesën nga Kolumbia.

Portali meksikan online “Sipse” ka publikuar detaje për kartelin e drogës që nisi ngarkesën me 613 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Shqipëri. Duke raportuar sekuestrimin e sasisë së drogës në Portin e Durrësit, “Sipse” shkruan se operacioni I policisë ishte i koordinuar me Armatën Kombëtare të Kolumbisë, agjenci ndërkombëtare dhe policinë shqiptare.

Në shkrim ndër të tjera theksohet se ngarkesa me drogë ka kaluar në disa porte europiane para se të mbërrinte në portin shqiptar ku dhe u zbulua. Informacionet e dhëna nga agjencitë e ndryshme ndërkombëtare i mundësuan policisë shqiptare që të kryente aksionin.

Kokaina e sekuestruar i përket një strukture të narkotrafikut e cila është e lidhur me “Klanin e Gjirit”, që ka lidhje me porte të ndryshme në Europë në vendet ku dërgojnë drogën. Falë këtij sekuestrimi u evitua që më shumë se 37 milionë dollarë, vlera e drogës në tregun e zi ndërkombëtar, të shkonin në arkat e këtij grupi të paligjshëm.

Nga operacioni u arrestuan dy persona: shoferi i kamionit dhe një punonjës i kompanisë. Ndërkohë policia shqiptare shpalli në kërkim pronarin e kompanisë dhe ka hapur një hetim me homologët në Europë për të identifikuar e arrestuar persona të tjerë në lidhje me ngjarjen.

“El Clan del Golfo”, i quajtur më parë “Los Urabeños” ose “Clan Úsuga”, është një grup kolumbian i trafikimit të drogës i cili është përfshirë në konfliktin e armatosur kolumbian. Ai konsiderohet si grupi më i fuqishëm neo-paramilitar në Kolumbi me rreth 3.000 anëtarë në rrethin e brendshëm të organizatës. Burimi kryesor i të ardhurave te tyre është trafiku i drogës.

Paraardhëse

Sulmohet banesa në Delvinë, lidhet kambistin dhe i grabisin 25 mln lekë

Pasardhëse

“E lidhën, ai bërtiste për ndihmë”. Sa lekë i vodhën kambistit në Delvinë, flet i vëllai

Pasardhëse

“E lidhën, ai bërtiste për ndihmë”. Sa lekë i vodhën kambistit në Delvinë, flet i vëllai

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.