• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shkollat e Lindita Nikollës në Bulqizë; Nxënësit, mësim mes lagështisë dhe zjarrit që e ndezin vetë

21 February, 2018
në Aktualitet
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ky është sistemi arsimor i Lindita Nikollës dhe Edi Ramës në vitin 2018. Një shkollë, që vetëm e tillë nuk mund të quhet, funksionon si institucion arsimor në fshatin Koçaj në Bulqizë. Uji pikon nga tavanet dhe as zjarri i sobës me dru që shpesh nxënësit e ndezin vetë, nuk siguron ngrohje. Por ndërsa mësuesit nuk flasin, realitetin e tregojnë vetë fëmijët e shkollës fillore, madje edhe ata të kopshtit që ndodhet në të njëjtën ndërtesë.

Në këtë shkollë mësojnë çdo ditë 50 fëmijë. Është fshati Koçaj i Bulqizës. Është shkurti i vitit 2018, por ngrehina që quhet shkollë na kthen vite pas në kohë.

Duart e vogla mund të ndezin zjarrin, por janë të pafuqishëm përballë lagështisë së klasave ku mësojnë. Në kushte të tilla, i ftohti ndihet më shumë dhe mësimi ndërpritet shpesh që fëmijët të ngrohen.

Në shkollën fillore “Ymer Alliu” dikur kishte dhe një mjedis për kopsht, por ka dalë jashtë funksionit.

“Sot kalova në një klasë tjetër, ajo ka shumë lagështirë”, tregon edukatorja Elsa Gjoka.

Përveç mureve të dëmtuara, shkolla ka shumë probleme që nuk duken në ekran. Mungon energji elektrike sepse nuk ka një linjë tensioni deri në shkollë.

Drejtori Agim Balla i është drejtuar Bashkisë dhe emergjencave civile për ndihmë dhe mbetet në pritje ndërsa prindër, mësues e fëmijë u ka mbetur vetëm shpresa që deri sa të gjendet një zgjidhje, shkolla të qëndrojë më këmbë.

Paraardhëse

Çdo gjë që duhet të dini për shenjat e horoskopit në shtrat

Pasardhëse

5-0 Bayerni, 0-4 Manchester City, 0-5 Liverpool… Champions-i të rinovohet

Pasardhëse

5-0 Bayerni, 0-4 Manchester City, 0-5 Liverpool… Champions-i të rinovohet

Diskutime rreth kësaj post



Kryesore

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

Nga lajme
27 May, 2026
0

Urime festa e Kurban Bajramit! Gëzuar këtë festë të shenjtë dhe për shumë vite me paqe, shëndet e begati! Urojmë...

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.