• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan, tjetër ish-ministër i LSI te Krimet e Rënda

20 February, 2018
në Aktualitet
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është thirrur sot për të dëshmuar edhe ish-ministri i Transporteve Sokol Dervishaj. Një ditë më parë prokurorët morën në pyetje ish-ministrin Edmond Haxhinasto, nga i cili kërkuan informacione në lidhje me procedurat e dosjes së rrugës së re Tiranë-Elbasan.

Hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan kanë çuar në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda edhe ish-ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj. Një ditë më parë në ambientet e Krimeve të Rënda u thirr një tjetër ish-ministër i LSI që ka drejtuar Ministrinë e Transporteve. Edmond Haxhinasto u pyet të hënën për më shumë se dy orë nga prokurorët e Krimeve të Rënda për llogari të dosjes së rrugës Tiranë-Elbasan.

Prokurorja Elisabeta Imeraj ka thirrur dy ish-ministrat e LSI në cilësinë e personave që kanë dijeni përsa kohë një sërë ish-zyrtarësh janë nën hetim për dyshimet e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim dhe korrupsionit me fondet e rrugës, ndërtimi i të cilës ende nuk ka përfunduar.

Siç mësohet nga burimet, Haxhinasto është pyetur një ditë më parë nëse janë ndërmarrë apo jo masa nga Ministria pas raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që konstatoi abuzimet me mënyrën si është zbatuar projekti. Por e gjithë kjo u kthye në një çështje penale në muajin dhjetor 2017 vetëm, pasi ministri Damian Gjiknuri kallëzoi disa ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shtetëror, sepse nga auditi rezultoi të kishte ndryshime të kontratës bazë pa u miratuar në Këshillin Teknik dhe pa marrë mendimin e Avokaturës së Shtetit.

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se kush do të thirret tjetër për t’u marrë në pyetje, ministri aktual i kësaj Ministrie, apo edhe juristë që kanë shërbyer tek kjo Ministri.

Paraardhëse

Pranojeni! 6 shenjat e horoskopit që kanë lindur “bos”

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e mërkurë 21 shkurt 2018

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e mërkurë 21 shkurt 2018

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.