• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shtëpia e prostitucionit online në Tiranë, zbulohet si josheshin vajzat

20 February, 2018
në Aktualitet
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dalin detaje të tjera lidhur me operacionin e policisë së Tiranës së koduar “Chat Line 4”, gjatë të cilit u arrestuan dy persona si organizatorë të prostitucionit online, baza e të cilit ishte në një apartament në zonën e Don Boskos.

Bëhet me dije se Anushe. Ll., nxirrte njoftime ku ofronte punë, në faqe online.

Në njoftim thuhej se kërkoheshin vajza të reja, të cilave u premtohej pagë deri në 1 mijë euro muaji, por pa u specifikuar profili i punës.

Pas takimit me menaxheren 24-vjeçare, vajzat mësoheshin se si të bënin seks online me klientët, duke përdorur lodra seksi.

Anushja menaxhonte një faqje online ku ofrohej seks virtual, ndërsa klientët për të parë vajzat e rekrutuara në performanca të nxehta, duhet të paguanin me kartë krediti nga 100 deri në 200 euro. Dyshohet se ky aktivitet vazhdonte prej afro një viti, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Operacioni/ Policia e Tiranës kurorëzoi mbrëmjen e kësaj të hëne operacionin e koduar “Chat Line 4”, duke arrestuar një vajzë dhe një djalë, dhe duke nisur hetimet në gjendje të lirë për 7 vajza.

Pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, efektivët e policisë së Tiranës finalizuan me sukses operacionin, duke arrestuar Anushe Ll., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line Adult Work”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Krahas saj u arrestua dhe Met Tali, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” shtetaset, A. H., 25 vjeçe; A. L., 31 vjeçe; A. Xh., 22 vjeçe; S. M., 30 vjeçe; A. Sh., 21 vjeçe; A. T., 23 vjeçe dhe E. R., 23 vjeçe.

Sakaq janë shpallur në kërkim për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” edhe dy vajza, S. B., 33 vjeçe dhe D. G., 29 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Work”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko”.

Në këtë aktivitet Anushja dyshohet se është futur nëpërmjet shtetases D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me shtetasen S. B.

Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marrë me qera nga shtetasi Met Tali, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17.4 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shtatë kompjutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.

Paraardhëse

Dëmi real që na bëri Edi Rama

Pasardhëse

Edhe qielli qan…! Përcillen mes lotëve në banesën e fundit babai dhe dy fëmijët e mitur

Pasardhëse

Edhe qielli qan…! Përcillen mes lotëve në banesën e fundit babai dhe dy fëmijët e mitur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.