• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Ky është sqarimi i Ilir Metës për lidhjet e tij me Adriatik Llallën

19 February, 2018
në Dosje
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ilir Meta është përfolur shpesh si mentori i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Por duke folur në Dhjetor 2017 në “Opinion”, ai është distancuar nga zërat që e shihnin Adriatik Llallën si vegël të tij.

“Për aq kohë sa unë kam drejtuar LSI-në, nuk ka patur asnjë rol asnjëherë për emërimin e asnjë prokurori, jo vetëm të përgjithshëm, por edhe në nivele të tjera, dhe të asnjë gjyqtari.

Kështu që të gjitha përpjekjet për të personalizuar reformën duke u mbështetur në problemet që mund të ketë një institucion apo një tjetër, duke e lidhur me një emër të caktuar, për mua janë banale dhe unë si president mund të them vetëm një gjë: reforma do të ecë përpara dhe do të prodhojë ato rezultate të cilat dëshirojnë qytetarët shqiptarë vetëm mbi bazë të shinave kushtetuese dhe veneciane.

Çdo devijim nga shinat kushtetuese dhe veneciane do të prodhojë politizim, personalizim, banalizim dhe thjeshtë do t’i shërbejë acarimit të luftës politike”, tha Meta, duke thumbuar ambasadorin Donald Lu, për përplasjet e tij me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

I pyetur për mosdekretimin e Helidon Bendos në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror,  presidenti tha se do të marrë një vendim kur të jetë i bindur se ky institucion do të jetë i pavarur.

Ndërsa sqaroi se letra që ai i dërgoi presidentit Trump ku i kërkonte ndjesë për votimin e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk ishte kundërvënie ndaj kryeministrit, por një pozicionim i tij në raport me Shtetet e Bashkuara dhe shqiptarët.

Ai tha se nga Presidenca nuk ka patur asnjëherë një rekomandim apo udhëzim që ambasadori ynë të dënonte një veprim sovran të Shteteve të Bashkuara.

Paraardhëse

Negociatat me Greqinë, detaje nga letra “sekrete” e Metës për Bushatin

Pasardhëse

Spitali i Sarandës, biznes me të vdekurit

Pasardhëse

Spitali i Sarandës, biznes me të vdekurit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.