• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, dalin pamjet e sherrit në lokal (VIDEO)

19 February, 2018
në Aktualitet
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Publikohen pamje nga momenti që i parapriu përplasjes me armë mes dy grupeve, përpara një lokali në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e Selitës në Tiranë ku të premten e 16 Shkurtit u plagosën 2 persona.

Pamjet e kamerave të sigurisë, publikuar nga “TV Klan”, tregojnë se si në lokalin e Florian Musait hyjnë fillimisht 3 persona.

Ata e takojnë 25-vjeçarin i cili ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij në një nga tavolinat. Ata që mbërrijnë, sipas grupit hetimor janë pjesë e grupit të 27- vjeçarit Gjon Pelivani.

Duket si një takim sqarues mes palëve, por situata tensionohet menjëherë. Nuk mungojnë gjestet kërcënuese. Fillimisht shtyhen me duar duke i kërkuar llogari njëri-tjetrit.

Pas fjalëve, në dritë kanë dalë armët. Në një moment shihet se si një person mban pistoletën në dorë duke kërcënuar publikisht Musain dhe ata që e shoqërojnë.

Hetuesit thonë se edhe ky person që vjen menjëherë nga jashtë fsheh një armë poshtë xhupit jeshil që mban veshur. Ndërsa gjakrat janë nxehur dikush propozon që të sqarohen jashtë pasi siç tregon me dorë në lokal ka edhe kamera.

Pas këtij momenti të gjithë kanë dalë jashtë ku palët i janë afruar një automjeti “Mercedez Benz”. Edhe aty vazhdojnë të debatojnë me njëritjetrin derisa gjithçka ka përfunduar me përdorimin e armëve.

Akti nuk është kapur nga kjo kamer sigurie, por policia thotë se ka pamje të tjera ku vërteton se ishte Florian Musai ai që ka hapur zjarr fillimisht ndaj grupit të personave që e kërcënonin.

Aty mbeti i plagosur në këmbë Gjon Pelivani, apo Valmend Pelivani. Nga shkëmbimi i zjarrit i plagosur mbeti edhe kamarieri 31-vjeçar Renato Hoxha.

Në pranga u vunë Pelivani dhe Musai ndërsa në kërkim janë shpallur 2 persona të tjerë. Ende nuk dihet motivi i saktë i konfliktit, ndërsa policia po heton ngjarjen në disa pista. 

Paraardhëse

Protesta e luleshtrydheve, fermerët në Fier: U shkatërruam…

Pasardhëse

A do të arrestohet Sali Berisha, prej dëshmive të Izetit?

Pasardhëse

A do të arrestohet Sali Berisha, prej dëshmive të Izetit?

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.