• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Strukturat e PD i kërkojnë llogari Bashës për skandalin e Salianjit me G.D

19 February, 2018
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas ngjarjes skandaloze dhe perverse mes deputetit Ervin Salianji dhe Grida Dumës, ka zbuluar edhe një anë tjetër të “selisë blu” siç është roli i vendimmarrjes.

Edhe pse disa prej zërave kryesorë të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike kanë kërkuar transparencë të plotë lidhur me këtë ngjarje, kjo forcë politike ende nuk ka një reagim zyrtar për opinionin publik.

Ka qenë sekretari i përgjithshëm Arben Ristani i cili foli i pari duke kërkuar që personat e përfshirë në video-skandal të shpjegonin situatën.

“Skandaloze nese eshte e vertete, akoma me teper nese eshte e stisur. Nisur nga kjo bindje dhe kjo optike, ftoj aktoret dhe faktoret e kesaj ngjarje te ushtrojne te drejten e tyre ligjore ne funksion te zbardhjes se te vertetes,” theksoi Ristani duke insistuar për të vërtetën.
Thirrja e numrit dy të partisë u injorua nga aktorët brenda PD-së duke mos marrë asnjë përgjigje konkrete.
Ndërkohë edhe anëtarja e kryesisë Endira Bushati kërkoi nga kryeopozitari Lulzim Basha qëndrim lidhur me rastin në fjalë. Sipas saj, ky skandal nuk mund të kalonte në heshtje në një kohë kur po flasin të gjithë.
“Çështje private…mund të thotë dhe për deputetët e tij, në qendër të një skandali rozë për të cilin flasin të gjithë…Si ka mundësi që 2 ditë rresht ka vetëm heshtje????!!!!! As dhe një “version zyrtar” nga ata që nuk e beson njeri, s’mund t’i bindë ta japin????”, shkruante ajo pa marrë një përgjigje.

Edhe këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topallaj, pyeti Bashën, nëse do i nxjerrë të enjten e shkuar në Kuvend për të folur, Ervin Salianjin dhe Grida Dumën.

“Nje pyetje kisha per Lulzim Bashen: Meqe neser eshte e enjte dhe ka parlament, a jane caktuar Grida dhe Salianji per te diskutuar ne seance, apo grupi i Partise Demokratike do shkoje ne salle vetem per betimin e deputetit te ri Astrit Veliaj”, pyet ai ironikisht pa marrë asnjë përgjigje.

Pjesë e kërkesave janë bërë edhe mjaft këshilltarë bashkiak të cilët kanë kërkuar që Partia Demokratike e cila pretendon të vijë në pushtet, duhet t’i japë versionin e saj shqiptarëve.

Deputeti Ervin Salianji ka tentuar të shpjegojë opinionin publik në emisionin “Stop” por kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar distancimin nga media dhe bllokimin e tyre.

Duke qenë se lidhur me ngjarjen ka pasur një heshtje totale, na lind e drejta të mendojmë se kjo forcë politike nuk është demokratike siç pretendon.
Siç e shohim nga shembujt konkretë, roli vendimmarrës i trupës së saj drejtuese dhe pesha e fjalës, është thuajse zero duke ndjekur metodën totalitariste “kryetari vendos, kryetari firmos”.

Ndërkohë kur shohim se sa pak respektohet fjala e emrave kryesorë të kësaj partie, imagjino se sa mund të dëgjohet një anëtar i thjeshtë?

Paraardhëse

FOTO +16 / Modelja seksi del toples

Pasardhëse

VIDEO / Bes Kallaku vjedh aparatin e turisteve në Milano

Pasardhëse

VIDEO / Bes Kallaku vjedh aparatin e turisteve në Milano

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.