• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Venusi kalon tek Peshqit/ Ja ç’do të ndodhë me shenjat e horoskopit gjatë shkurtit

11 February, 2018
në Aktualitet
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ja parashikimi:

Dashi

Mjaft u shqetësuat për të tjerët, ka ardhur momenti të mendoni për veten dhe të riorganizoni jetën tuaj. Marsi do të sjellë shumë ndryshime pozitive që po i prisnit prej kohësh. Përpiquni t’i shfrytëzoni në mënyrën e duhur pasi mund të jenë vendimtare për të ardhmen tuaj.

Demi

Kalimi i Venusit në shenjën e Peshqve, do të ketë një impakt shumë pozitiv për Demin. Zhvishuni nga të gjitha shqetësimet, mëritë e mbledhura në kohë apo pasiguritë për të ardhmen, muaji shkurt është muaji i dashurisë, bujarisë dhe mirësisë.

Binjakët

Binjakët nuk i kanë marrëdhëniet e mira me jetën në komunitet dhe rregullat e saj, prandaj duhet të tregohen të kujdesshëm në këtë pjesë. Duhet t’i druheni shfaqjeve të panevojshmë publike pasi vetëm dëmtojnë imazhin tuaj.

Gaforrja

Ëndrra, shpresë dhe emocione, janë këto tre motivet që do të shoqërojnë jetën e Gaforres deri në pjesën e mbetur të shkurtit. Kalimi i Venusit në shenjën e Peshqve do t’ju ndihmojë të zbërtheni më mirë botën tuaj shpirtërore. Duke e bërë këtë do të mund të rivendosni ekuilibrat e humbur në jetën tuaj.

Luani

Luani përpiqet gjithmonë të tregojë se gjërat në jetën e tij janë perfekte, kur në të vërtetë i duhet të bëjë shumë sakrifica për t’i arritur ato. Mjaft gënjyet veten dhe të tjerët, duhet të rriteni dhe të përballeni me të vërtetën. Nuk ka asgjë të keqe të pranosh se gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Virgjëresha

Për Virgjëreshëm, kjo është një periudhë kritike përsa i pëket shpenzimeve dhe investimeve. Përpara se të merrni ndonjë vendim, bëni mirë të konsultoheni me ndonjë njeri të afërt pasi një zgjedhje e gabuar mund t’ju kushtojë rëndë.

Peshorja:

Edhe për Peshoren, kjo do të jetë një periudhë e artë e mbushur me shumë risi si në planin profesional, edhe atë personal vetëm se mundësitë e mira duhen shfrytëzuar në kohë. Mos i jepni vetes mundësi për të reflektuar apo krahasuar situatën e tanishme me të shkuarën, por veproni.

Akrepi:

Dashuri, dashuri dhe vetëm dashuri! Nuk Duhet të prisni në fakt datën 14 pasi i gjithë muaji do të sjellë shumë dashuri në jetën e Akrepit.

Shigjetari:

Kalimi i Venusit në shenjën e Peshqve do të ngrejë disa pikëpyetje tek Shigjetari, sidomos lidhur me planet e së ardhmes. Këto ditë do të merrni një vendim të rëndësishëm, por është vërtetë ajo që doni për veten? Përpiquni të flisni me një mik ose të afërm, sqaroni të gjitha dyshimet që keni në kokë dhe në fund vendosni se ç’duhet të bëni.

Bricjapi

Bricjapi është një ndër shenjat më të organizuara të horoskopit. Një shenjë që i pëlqen të dialogojë dhe këtë e tregon në çdo moment. Kalimi i Venusit në shenjën e Peshqve do t’u japë të gjithë Bricjapëve mundësinë për të dialoguar dhe për t’u ndenjur afër njerëzve që kanë nevojë.

Ujori

Ujori po ashtu do të mund të komunikojë dhe dialogojë më shumë gjë kësaj periudhe, një gjë që i ka munguar shumë sidomos muajt e fundit. E dimë që për ju pavarësia është e shenjtë, por duhet edhe të mendoni që ndonjëherë u duhen dhënë mundësira të tjerëve për ta zbuluar e ndarë atë me ju.

Peshqit

Më në fund Peshqit do të kenë mundësinë të jetojnë disa ditë të qeta . Planeti udhëhqeës i tyre, Venusi do të sjellë ndryshime pozitive dhe shumë impenjime të reja për Peshqit, të cilët duhet të zgjohen nga gjumi letargjik dhe të luftojnë për të krijuar një emër. Tregohuni të sinqertë dhe korrektë e çdo gjë do të shkojë ashtu si duhet.

Paraardhëse

Çfarë tregon forma e buzëve të tua për ty? Do të habiteni me atë që do zbuloni

Pasardhëse

Sekuestrohen 10 kilogramë heroinë në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi. Ja emri /Foto

Pasardhëse

Sekuestrohen 10 kilogramë heroinë në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi. Ja emri /Foto

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.