• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Jam në krahun tuaj Robert Ndrenika…

9 February, 2018
në Opinion
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Përparim KABO

Të pash e të dëgjova Robert Ndrenika…ai laku erdhi edhe në grykën time jo si buka e muguar por si shpirti që po mbytet…Popujt e vegjël mund të mbahen nga identiteti, nga kontributet dhe ne shqiptarët në artin teatror e kemi të madh e të shquar atë çfarë kemi bërë…

Është për këtë arsye që kryeveprat e Shekspirit u përkthyhen herët nga Fan Nolin në vendin tonë dhe u vunë në skenë qysh në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Sot e prej gati pesë viteve kemi një kryeministër artist-piktor që deklaron se e ka mësuar retorikën te Noli dhe Konica…Por ja i dashur Robert që kur vihet një kryevepër e Shekspirit nga ku mësoi edhe Noli fjalën e gdhendur, kryeministri nuk vjenë në Teatër. Nuk e pa “Zbutjen e Kryeneçes,” megjithëse ajo pjesë shkoi edhe në Kinë në një festival.

Ai nuk e pa as “Tre Motrat” e Çehovit megjithëse ishte një nga vëniet me të bukura çehoviane, nuk e pa Ecuus të Peter Shafer megjithëse ajo u vu në skenë nga regjizori i shquar Dino Mustafiç, nuk pa as “Opera për tre Grosh” të Vaclaf Havelit…sepse nuk e di përse….Nuk erdhi në Butrint të shikonte shfaqjen unikale të Teatrit Kombëtar të Pekinit me Ricardin e Tretë, të Shekspirit …

Atëhere unë pyes, Ju zoti Kryeministër si e keni marrdhënien me teatrin…Ju ia keni mbyllur derën vetes jo teatrit! Ai si në çdo kohë dhe në çdo sistem nuk ka nevojë për qeveritarin i cili ka frikë nga teatri, nga skena, nga njeriu i gjallë në skenë.

Sot Ju flisni për reformën në drejtësi dhe Vetingun…por kur para disa viteve këmbanat ranë në Teatrin Kombëtar me pjesën “Korbi i Bardhë” të Mjeshtrit Mihal Luarasi ju nuk erdhët, madje ju nuk erdhët edhe kur ai vdiq…kishit punë me sa duket, ai që solli në vitin e largët 1956 Intrig e Dashuri të Shilerit…iku me nderin e kontributit në Teatër…Vendi po zbrazet Robert, po ikin aktorë të shquar, një nga talentet tona që ndriste në skenë ndejti mbi 10 vjetë pa kontratë dhe iku…

Po ikin mjekët Robert se para pesë vitesh i futën me demek në konkurs, po ikin inxhinierët IT, infermierët dhe gjeneratat e reja…Zbrazja e atdheut është tragjedia që po luhet…Dhe ne mbjellim lule, lexojmë me projekt në park romane dhe marrim fonde, bëjmë sikur vrasim mushkonjat me fond japonez dhe fusim paratë në xhep, marrin të gjitha projektet në shoqërinë civile gratë e qeveritarëve,… ndërsa arti ka mbetur jetim, madje i vobekt…

Mos e prekni Teatrin Kombëtar…more prishës. Po, ajo godinë nuk është në gjendje, ndaj konservoheni dhe ktheheni në muzeum, si kudo…Nxirrini veshjet e pjesëve nga kthina e garderobës dhe demostrohini në muzeumin Teatër…Rinovoheni skenën dhe rregulloni mikroklimën e tij…

Në oborrin e saj ndërtoheni një godinë të lartë teatri me disa kate, ku të ketë sallë qëndrore dhe dytësore më të vogla si dhe atelie për të punuar…Hyrja të jetë nga pedonalja…Nëse ndërton Bunker art, 1 e 2, e se dimë se deri ku do shkohet…Ndërto teatër, sepse Lucrecia Borxhia që u vu në Teatrin Kombëtar me rregji të Eric Vigne shkoi në festivalin e Bretagnes një festival i nivelit të parë…

Pra teatri ynë është në Europë, politika, ajo nuk është dhe nuk mund të shkojë dot në Europë…Vetëm kur ju politikberes të frekuentoni teatrin mund që kthesa të nisi…Me shfaqjet masive të populizmit nga ai live deri te ai dixhital…nuk shkohet asgjekundi…Edhe diçka Robert Ndrenika. Pash mbrëmë pas intervistës suaj edhe një teatër njerëzor.

Një grua plakë në Tarabosh që jetonte në gazeb, si tha dikush që i shpuri ushqime…Dhe ajo grua që nuk dihet se kur kishte vënë për herë të fundit sapun në trupin e saj, por me shumë ndjeshmëri… tha ju faleminers… Populli ynë nuk e meriton poshtërimin, fajtorë më shumë për këtë janë ata që heshtin…Ju e dhatë shëmbullin Robert Ndrenika…Unë jam në krahun tuaj!

Paraardhëse

Skandal! Del foto e futbollistit në shtrat me Presidentin e klubit

Pasardhëse

Zbulohen shkaqet pse ju kujtohet vazhdimisht dashuria e parë

Pasardhëse

Zbulohen shkaqet pse ju kujtohet vazhdimisht dashuria e parë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.