• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

18 fakte interesantë për Norvegjinë, që nuk i keni ditur

9 February, 2018
në Kuriozitete
0
879
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Emri Norvegji (Norway) do të thotë rruga drejt veriut. Zyrtarisht njihet si Mbretëria e Norvegjisë. Norvegjia është një prej vendeve më të pasur, dhe gjithashtu më paqësorë në botë. Norvegjia është vendi i 6 më i madh në Europë, por për nga popullsia renditet i 28-i.

Norvegjia e fitoi pavarësinë nga Suedia në vitin 1905. Norvegjia ka një popullsi prej 5.08 milionë banorë. Niveli i alfabetizmit është 100% dhe jetëgjatësia mesatare është 81.5 vite.

Në Norvegji ndodhen 450 mijë liqene të mrekullueshme. Në fakt vetëm 200 prej tyre janë 4 milje katrorë e më shumë për nga madhësia.

Norvegjia përshkruhet shpesh si “Toka e Diellit të Mesnatës”, për shkak se gjatë muajve të verës, nga fundi i majit deri në fund të korrikut, dielli nuk perëndon pothuaj asnjëherë në zonat e vendit që ndodhen në Rrethin e Arktikut, ndërkohë që zona të tjera kanë 20 orë ditë. Megjithatë, në dimër është e kundërta.

Në vitin 1251, Henri III i Anglisë mori dhuratë një Ari Polar nga Mbreti i Norvegjisë. Ai e mbajti në Kullën e Londrës me një zinxhir të gjatë, me qëllim që ariu të notonte në lumin Tamiz.

Mbreti Harald i Norvegjisë u betua të mbetej i pamartuar për jetë, nëse nuk martohej me dashurinë e tij të vërtetë, e cila ishte bija e një tregtari rrobash. Më vonë ata u martuan dhe ajo u bë Mbretëreshë e Norvegjisë.

Norvegjia është vendi ku ndodhet tuneli më i gjatë në botë, Laerdal, me një gjatësi 24.5 km dhe që tërheq shumë turistë. Eshtë një autostradë me dy korsi e pandarë. Në një luginë malore sipër tij ndodhet një tunel i vecantë vetëm për ventilimin. Për të zvogëluar lodhjen mendore dhe klaustrofobinë, si dhe për të patur pika kthimi mbrapsht, tuneli ka tre shpella të mëdha me dritë blu ose të gjelbër. Ai u ndërtua nga viti 1995 deri në 2000 mes Oslos dhe Bergenit.

Norvegjia ka gjithashtu tunelin më të thellë nënujor të botës, në një thellësi 287 metra.

Qindra dialekte të ndryshëm në Norvegji janë kaq të ndryshëm nga norvegjishtja e shkruar, saqë edhe vendasit e kanë të vështirë të kutpojnë njerëzit nga pjesë të tjera të vendit.

Në total, afro 1 milionë norvegjezë u larguan nga Norvegjia për në Amerikë rreth vitit 1900, kur Norvegjia kishte afro 2 milionë banorë. Ka po aq pasardhës norvegjezësh që jetojnë në Amerikë, sa edhe norvegjezë që jetojnë në Norvegji, sidomos në shtetet e Dakotës Veriore, Minesotës dhe Uiskonsinit.

Samit janë një grup indigjen i Skandinavisë veriore që kanë jetuar për më shumë se 10 mijë vite në territoret veriore. Ata janë të njohur për rrobat shumëngjyrëshe dhe rritjen e drerëve.

Sipas Enciklopedisë Britanike, norvegjezët lexojnë më shumë se cilido popull tjetër i botës.

Në Norvegji arsimi është tërësisht falas, duke përfshirë edhe kolegjin.

Norvegjia ka votuar disa herë kundër anëtarësimit në BE, por ka implementuar më shumë direktiva të BE-së, se sa cdo shtet anëtar i BE.

Ndonjëherë, Forcave policore norvegjeze nuk u duhet të shtijnë as edhe një herë të vetme gjatë gjithë vitit.

98-99% të energjisë elektrike Norvegjia e prodhon përmes hidrocentraleve, më shumë se cilido shtet tjetër.

Aktorja Merilin Monro ishte me prejardhje norvegjeze. Paris Hilton është stërmbesa e Konrad HIlton, i cili themeloi linjën e hoteleve Hilton, nga një fermë pranë aeroportit të Oslos. Lance Armstrong, ciklisti i famshëm është me origjinë norvegjeze.

Norvegjia është vendlindja e skive moderne. Fjala “ski” në norvegjisht domethënë “copë druri”.

Paraardhëse

Nuk miratohet buxheti në SHBA, mbyllet qeveria amerikane

Pasardhëse

EMRAT/ Kush janë “peshqit” e kapur sot në Durrës për korrupsion

Pasardhëse

EMRAT/ Kush janë “peshqit” e kapur sot në Durrës për korrupsion

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.